Man City superior, merr tri pikë ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’ – fillon hakmarrja e Guardiola ndaj Tuchel

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka bërë një ndeshje perfekte në Londër, duke mposhtur Chelsean për t’i marrë tri pikë nga ‘Stamford Bridge’.

‘Citizens’ kanë shënuar fitore minimale 0:1, por duke dominuar ndeshjen në secilin aspekt të mundshëm, shkruan Periskopi.

Fati i këtij takimi u vendos me golin e shënuar nga braziliani Gabriel Jesus, gol ky që erdhi në minutën e 53’.

Chelsea gjeti një herë golin me anë të Lukaku, por krejt pas një pozite jashtë loje të dukshme të Kai Havertz.

Skuadra e Pep Guardiola pati edhe dy mundësi të pastëra për të shënuar, një herë me Grealish e një herë me Jesus, por fati ishte në anën e ‘Bluve’.

Manchester City me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Chelsea. /Periskopi/

Tuchel: Kam shumë respekt për Guardiolan, e admiroj

Periskopi.com Sporti

Thomas Tuchel nuk ka kursyer lëvdatat për kundërshtarin e tij në Premier League, Pep Guardiola.

Tuchel i ka shkaktuar shumë probleme trajnerit spanjoll që kur erdhi në Premier League, megjithatë, ai prapë gëzon një respekt të madh për të.

Gjermani ka vënë theksin te impakti që Pep Guardiola ka pasur në botën e futbollit, që kur drejton skuadra A.

“Kam respektin më të madh për Pep, jam admirues i madh për impaktin që ka pasur ai, që nga dita e parë si trajner profesional. Impakti te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, gëzon respektin tim maksimal”, ka thënë Tuchel, transmeton Periskopi.

Chelsea dhe Manchester City përballen nesër, me fillim nga ora 13:30, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues. /Periskopi/

Barcelona synon yllin e Man City, e dëshiron si huazim

Periskopi.com Sporti

Barcelona tenton afrimin e bujshëm.

Sipas gazetës katalanase Sport.es, drejtuesit e Barçës do të kërkojnë të sjellin në Camp Nou Raheem Sterling.

Drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany, ka qenë gjatë verës në Manchester për ta përmbyllur këtë operacion, por nuk ia ka dalë dot.

Sipas gazetës katalanase, Barcelona do tentojë sërish në janar.

Synimi është që ta marrin në huazim Sterling, i cili është objektivi kryesor i klubit të LaLiga.

Fitore për Arsenalin dhe Liverpoolin – Manchester City gabon ndaj Southampton

Periskopi.com Sporti

Arsenal dhe Liverpool kanë arkëtuar nga tri pikë të reja në Premier League, por jo edhe Manchester City.

Arsenal ka fituar në udhëtim kundër skuadrës së Burnley, me rezultatin minimal 0:1, shkruan Periskopi.

Ky takim u vendos në minutën e 30’, kur Martin Odegaard ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë që u dha në favor të ‘Gunners’.

Fitore mori edhe Liverpool, por ‘Reds’ arritën që të fitojnë me tri gola epërsi (3:0), në përballjen me Crystal Palace.

Lojtarët e Jurgen Klopp zhbllokuan rezultatin me anë të Sadio Mane, kurse golat për rezultatin final erdhën nga Mohamed Salah e Naby Keita.

Manchester City nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në përballjen me Southampton, duke marrë vetëm një pikë.

‘Citizens’ luajtën baras pa gola, në një ndeshje ku VAR-i  i bëri një ndihmë të madhe skuadrës së Pep Guardiolas.

Në minutë e 63’ u akordua penallti për Southampton dhe u dha karton i kuq për Kyle Walker, por VAR anuloi të dyja vendimet.

Pak minuta më vonë, VAR-i i mohoi fitoren Man City, kur anuloi një gol për një offside të Raheem Sterling.

Me këto tri rezultate, situata qëndron kështu: Arsenal numëron gjashtë pikë, Burnley mbetet me një pikë, Manchester City shkon në vetëm 10 pikë, Southampton numëron katër, kurse Liverpool merr pikët e 13-a, duke lënë Crystal Palace me vetëm pesë pikë. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Man City – Southampton

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Man City – Southampton.

Manchester City do të ballafaqohet me Southamptonin nga ora 16:00.

Citizens janë duke kaluar në një formë të mirë dhe kërkojnë të marrin fitoren e radhës përballë Southamptonit që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Man City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Cancelo, Fernandinho, Gundogan, Bernardo, Sterling, Jesus, Grealish

Southampton: Mccarthy, Livramento, Stephens, Bednarek, Peters, Romeu, Ward-Prowse, Elyounoussi, Redmond, Armstrong, Adams /Periskopi/

Guardiola në luftë të hapur me tifozët e City: Nuk kërkoj falje, jam gati të tërhiqem nëse nuk më duan

Periskopi.com Sporti

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Souothampton, trajneri Pep Gguardiola është kthyer të flasë për polemikat në lidhje me numrin e pakët të tifozëve në stadium kundër Leipzig.

Manchester City zhvilloi ndeshjen hapëse të sezonit në Champions League, por tribunat e stadiumit kishin shumë vende boshe.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak trajnerit të ‘Citizens’, i cili më pas pati kritika për tifozët. Për këto kritika ai nuk është pishman, madje refuzon në çdo formë që të kërkojë falje.

“Nuk kam ndërmend të kërkoj falje për atë që kam thënë, jam i befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nuk është hera e parë në karrierën tim që them një gjë të tilllë, ka ndodhur te Barcelona dhe Bayern Munich”, ka thënë Pep, përcjell Periskopi.

“Që të jenë 10.000 ose 50.000, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Gjithmonë dhe gjithsesi. Më pas, nëse unë jam një problem për tifozët, jam gati të tërhiqem”, shtoi ai.

Presidenti i tifozëve të Manchester City e ka akuzuar trajnerin spanjoll se nuk e kupton situatën ekonomike të tifozëve, duke e ftuar që të përqendrohej vetëm te drejtimi i skuadrës dhe jo te sjellja e tifozëve.

Shokët e skuadrës ‘poshtërojnë’ De Bruynen – belgu zgjedhje e katërt për shiritin e kapitenit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester City ka zgjedhur kapitenin e skuadrës me anë të votave të lojtarëve.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola nuk ka vendosur të shtrijë pushtetin e tij deri në atë pikë sa të zgjedh edhe kapitenin, përcjell Periskopi.

Kësisoj, ai ka lënë lojtarët e tij që me anë të votave të zgjedhin kapitenin e skuadrës, dhe këtu bie në sy numri i vogël i votave për Kevin de Bruyne.

Lojtari më i votuar për kapitenin ishte braziliani Fernandinho, por meqë ai nuk ka shumë minuta, zëvendës kapiteni është me rëndësi të madhe.

I dyti lojtar më i votuar ishte mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan por befasia më e madhe erdhi për vendin e tretë, ku u votua mbrojtësi portugez, Ruben Dias. /Periskopi/

Kevin De Bruyne është krosuesi më i mirë në botë, pa pikëë dyshimi.

Periskopi.com Sporti

Kevin De Bruyne është krosuesi më i mirë në botë, pa pikë dyshimi.

Shumë futbollistë shkëlqejnë në këtë departamanet, por belgu i Manchester Cityt është thjesht magjik dhe mbi gjithë të tjerët, transmeton Periskopi.

Aftësitë krosuese të De Bruynes janë aq impresive, sa që ai detyroi Nordi Mukielen e RB Leipzigut të shënonte autogolin më qesharak që kemi parë në një kohë të gjatë.

Pak pas gjysmë ore lojë të mërkurën mbrëma në ‘Etihad’, ylli i Cityt mori një top në krahun e djathtë dhe lansoi një krosim të ëmbël, pasi bëri disa driblime fantastike.

Krosimi ishte aq perfekt, sa që literalisht detyroi kundërshtarin të shënonte autogol.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Reagimi i De Bruynes dhe Fodenit pasi e kuptuan se Kyle Walker e ka shpejtësinë 78 në FIFA 22, është brilant

Periskopi.com Sporti

EA Sports zbuloi futbollistët më të vlerësuar në FIFA 22, më herët këtë javë.

Lionel Messi është futbollisti më i mirë përsëri, me një vlerësim prej 93.

Cristiano Ronaldo (91) është tash i treti, pasi të dytin e zuri Robert Lewandowski, transmeton Periskopi.

Kevin De Bruyne, Neymar, Kylian Mbappe dhe Jan Oblak, të gjithë kanë poashtu vlerësimin 91.

Vlerësimet e lojtarëve të Manchester Cityt gjithashtu u zbuluan.

Dhe, për ta promovuar lojën, City postoi një video të De Bruynes dhe Phil Fodenit duke reaguar ndaj vlerësimeve të disa futbollistëve.

Dyshes iu treguan vlerësimet dhe ata u desh të gjenin për kë bëhej fjalë.

Dhe atyre iu bë një truk kur erdhi radha për Kyle Walkerin.

Walker njihet për shpejtësinë e tij. Ai është një prej më të shpejtëve në botën e futbollit.

Por karta të cilën ata patën thoshte se ai ka një vlerësim të shpejtësisë prej vetëm 78 – që e bënte atë më të ngadaltë se emrat si Jack Grealish, Foden dhe Riyad Mahrez.

Dhe kur zbuluan se mbrojtësi kishte shpejtësinë vetëm 78, nuk mundën ta besonin.

Mirëpo, krejt kjo ishte pjesë e një shakaje, pasi Walker realisht ka shpejtësinë prej 92 në edicionin e ri të lojës. /Periskopi.com/

Akuzohet se dhunoi seksualisht katër gra, Man City e ‘fshinë nga faqja e dheut’ emrin e Benjamin Mendyt

Periskopi.com Sporti

Benjamin Mendy po kalon në periudhën më të vështirë gjatë karrierës së tij si futbollist, por ndoshta edhe periudhën më të vështirë jetësore.

Lojtari francez lidhet me akuza të rënda që përfshijnë përdhunime dhe ngacmime seksuale.

Në total, lojtari ngarkohet me katër akuza të këtij lloji, por viktimat e mundshme janë edhe të moshës së mitur.

Pas këtyre ngjarjeve, Manchester City e ka suspenduar nga skuadra mbrojtësin. Por jo vetëm kaq. Së fundmi, ‘Citizens’ e kanë zhdukur atë edhe nga faqja zyrtare e klubit, përcjell Periskopi.

Në dyqanet zyrtare të skuadrës tani nuk ka më as fanella të Benjamin Mendy, as kurrfarë aksesori që lidhet me emrin e tij.

Edhe më brutal është fakti se në hapësirën për të kërkuar lojtarët, Manchester City ka hequr mundësinë që të kërkohet për MENDY.

Procesi gjyqësor për lojtarin francez do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. /Periskopi/

Arsenal merr fitoren e parë këtë edicion – City vazhdon formën e mirë

Periskopi.com Sporti

Arsenal ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Premier League, në përballjen ndaj Norwich City, ndërsa Manchester City ka vazhduar formën e mirë edhe ndaj Leicester.

Skuadra e Mikel Arteta ka shënuar një fitore minimale në përballjen me Norwichin e Milot Rashicës, falë golit të vetëm të shënuar në ndeshje që erdhi nga Pierre Emerick Aubameyang, shkruan Periskopi.

Aubameyang gjeti golin në minutën e 66’, kur Nicolas Pepe dha një asistim për të.

Në ndeshjen ndaj Arsenal, Rashica luajti vetëm nga minuta e 69’, por nuk arriti të linte ndonjë gjurmë.

Në anën tjetër, Manchester City ka shënuar po ashtu një fitore minimale, në një takim mjaft të vështirë me Leicester City.

Të dy skuadrat patën raste të shumta, por fati deshi që tifozët të shihnin vetëm një gol.

Ishte goli i Bernardo Silvas ai që vendosi fatin e takimit. Ky gol erdhi në minutën e 62’ të ndeshjes dhe pati vlerën e tri pikëve për skuadrën e Pep Guardiolas.

Manchester City tashmë shkon në nëntë pikë, kurse Arsenal merr tri pikët e para. Leicester mbetet me gjashtë pikë, kurse Norwich akoma pa pikë. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Leicester – Man City

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Leicester City – Manchester City.

‘Citizens’ luajnë në një terren mjaft të vështirë në kuadër të xhiros së katërt në Premier League, shkruan Periskopi.

Ndaj Leicester fitorja gjithmonë ka qenë e vështirë për Pep Guardiolan. Sot ai ka vendosur një formacion më të mirin të mundshëm për objektivin e tij.

Ndeshja mes Leicester e Man City luhet me fillim nga ora 16:00. Më poshtë mund t’i shihni formacionet./ Periskopi/

Leicester:

Man City:

Caktohet data për procesin gjyqësor të Benjamin Mendy, për akuzat për përdhunimin e katër grave

Periskopi.com Sporti

Benjamin Mendy vazhdon të ketë vëmendjen e medieve botërore, por për një çështje aspak të mirë.

Mbrojtësi i Manchester City do të paraqitet në një proces gjyqësor, pasi mbi të rëndojnë akuza për përdhunim.

Sipas raportimeve të fundit, data për procesin gjyqësor të Mendy është caktuar për 24 janar të vitit 2022, përcjell Periskopi.

Gjykimi i Mendy pritet të zgjasë diku afër dy javë e gjysmë.

Benjamin Mendy, lojtari 27 vjeçar i Manchester City është ngarkuar me katër akuza për përdhunim dhe një për ngacmim seksual.

Tri përdhunimet e dyshuara thuhet të kenë ndodhur në tetor të vitit 2020 dhe ai është akuzuar edhe për ngacmim seksual më herët gjatë këtij viti, në janar. Ai ngarkohet edhe me akuza për përdhunimin e një gruaje gjatë muajit të kaluar.

Manchester City e ka suspenduar lojtarin deri në përfundim të procesit gjyqësor. /Periskopi/

Mediumi spanjoll: Ronaldo e dëshiroi kalimin te Man City

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ishte një nga lojtarët më të përfolur në ditët e fundit të merkatos së kësaj vere.

Portugezi vendosi të ndërronte skuadër dhe të mbyllte bashkëpunimin me Juventus. Ai lidhej me dy skuadrat nga Mançesteri.

Sipas raportimeve të ‘COPE’, Ronaldo dëshironte kalimin te Manchester City, para se Man Utd të kontaktonte atë, përcjell Periskopi.

Guillem Ballague thotë se 36 vjeçari ishte gati të shkonte në ‘Etihad Stadium’, por kampionët e Premier League nuk arritën të shesin ndonjë sulmues për të bërë vend për të.

Emra si Bernardo Silva, Gabriel Jesus e Riyad Mahrez thuhej se mund të largoheshin nga City, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ronaldo në fund u transferua te skuadra e Man United, për një aventurë të dytë në ‘Old Trafford’. /Periskopi/

Lëndimi i Laporte – Man City merr lajme të mira

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka mësuar më shumë detaje lidhur me lëndimin e Aymeric Laporte.

Mbrojtësi francez do t’i mungojë skuadrës së Spanjës në ndeshjen ndaj kombëtares së Kosovës, si pasojë e një lëndimi.

Megjithatë, ky lëndim nuk është serioz dhe ky është një lajm i mirë për skuadrën e Manchester City.

Kështu të paktën mësohet nga fjalët e seleksionuesit të Spanjës, Luis Enrique, i cili thotë se s’ka asgjë serioze.

“Shumica e ndryshimeve janë bërë për shkak të problemeve të lojtarëve. Shpresoj të mos ketë lëndime serioze”, ka thënë Enrique, transmeton Periskopi.

“Laporte nuk ka asgjë, është vetëm një mbingarkesë e vogël. Nuk mendoj as që do ta testojnë”, ka shtuar spanjolli.

Qendërmbrojtësi i Spanjës pritet të kthehet në aksion të shtunën kur skuadra e tij luan ndeshjen me Leicester, në Premier League. /Periskopi/

Ederson harron penalltitë, dëshira tjetër: Dua të luaj në vend të Kevin de Bruyne

Periskopi.com Sporti

Ederson Moraes është një nga portierët më të mirë aktualisht në botën e futbollit.

Portieri brazilian i Manchester City është një nga portierët që luan më së miri me këmbë. Pasimet e tij janë brilante.

Gjatë sezonit të kaluar, Ederson shprehte dëshirën e vazhdueshme për të qenë ekzekutuesi i penalltive, por këtë edicion dëshirat e tij shkojnë përtej. Ai dëshiron zëvendësimin e KDB.

“Do të preferoja të luaja në mesfushë. Në vendin e Kevin”, ka thënë Ederson, transmeton Periskopi.

“Nëse do të zgjedhja, nëse dikush më pyet të luaj, do të thosha: ‘Largojeni De Bruyne dhe më vendosni mua’! Nuk do të ndryshonte asgjë”, ka shtuar braziliani.

Ederson u transferua te Manchester City nga Benfica. Guardiola e donte në skuadër pikërisht për lojën e mirë me këmbë. /Periskopi/

Katër akuza për dhunë seksuale, Mendy mendoi se do të futej në burg VIP: U shokua kur pa në qeli më të rrezikshmit

Periskopi.com Sporti

Rasti që përfshin mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy, vazhdon t’i habisë të gjithë në Angli. Javën e kaluar, kampioni i botës 2018 u arrestua nga policia e Cheshire për t’iu përgjigjur katër akuzave për dhunë seksuale, për ngjarje të ndodhura mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Në deklaratën për këtë cështje, policia kërkoi diskrecion dhe evitimin e rrjedhjes së informacionit nga personat e përfshirë, por duke qenë se bëhet fjalë për Anglinë, shtëpinë e tabloideve, dikush ka treguar se si po i përjeton francezi këto momente të ndërlikuara. Dhe se një tjetër surprizë e keqe ka ardhur për të…

BURGU – Siç shpjegon Sun, Mendy doli para gjyqtarëve ashtu siç pritej, por në fund të seancës ai u gjend në një situatë veçanërisht të papritur. Futbollisti mendoi se mund të kthehej në shtëpinë e tij me vlerë 5 milionë paund, por në vend të kësaj i thuhet se do të mbahej në burg. Pra, për të, të premten e kaluar, kishte një udhëtim drejt HMP Altcourse, një nga burgjet në Liverpool. Dhe sipas një burimi të kontaktuar nga gazeta britanike, kjo nuk ishte surpriza e vetme që e mërziti Mendy. Francezi kishte menduar se do të mbyllej në një sektor VIP të burgut, por në realitet ai e gjeti veten në sektorin… e të burgosurve në rrezik, duke qenë se kush dënohet për dhunë seksuale sulmohet shpesh nga të burgosurit e tjerë.

VIP – Diçka që e tronditi mbrojtësin e City, siç zbulon burimi. “Kur Mendy mbërriti, stafi i shpjegoi atij se ai do të mbahej në krahun e të burgosurve në rrezik, për sigurinë e tij personale. Por ndoshta, meqenëse ai është francez dhe nuk flet anglisht shumë mirë, ai nuk e kuptoi atë që ata i thanë. Dhe ai mendoi se do ta çonin në një krah VIP, të krijuar posaçërisht për të famshmit. Kur pa qelinë dhe kuptoi se me kë do të mbyllej aty, u trondit keq. Ai nuk ishte i lumtur dhe për të ishte një përvojë që e bëri atë të reflektojë shumë”. E kjo do të zgjasë të paktën deri më 10 shtator, kur francezi do të dalë përsëri para gjykatësit…

Zyrtare: City e blindon Ruben Dias, mbrojtësi nënshkruan kontratë afatgjate

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka blinduar mbrojtësin e skuadrës, Ruben Dias.

Që nga transferimi i tij te Man City, portugezi arriti ta vendoste veten në mesin e mbrojtësve më të mirë në botë.

Paraqitjet e tij sezonin e kaluar bënin që ai të krahasohej me holandezin Virgil Van Dijk për kah impakti që pati te skuadra e ‘Citizens’.

Kështu, Man City vendosi t’i zgjaste kontratën lojtarit dhe sot ai ka vënë firmën në marrëveshjen që e mbanë atë në ‘Etihad’ deri në vitin 2027, përcjell Periskopi.

Dias ka bërë vetëm 50 paraqitje nën drejtimin e Pep Guardiola por këto mjaftuan që t’i sigurojnë atij një kontratë të re. /Periskopi/

Guardiola e thotë haptazi se nuk do të nënshkruanin me Ronaldon, edhe po të mos ishte United

Periskopi.com Sporti

Pep Guardiola iu ka dhënë fund të gjitha spekulimeve sa i përket dështimit të transferimit të Ronaldos te Manchester City.

City raportohej të ishte në garë për kartonin e Cristiano Ronaldo, por kjo duket të jetë bërë nga ekipa PR e Ronaldo për t’i rritur çmimin lojtarit.

I pyetur së fundmi nga mediet nëse City do ta transferonte Ronaldon, po të mos ishte Man Utd, Guardiola ka dhënë një përgjigje të qartë.

“Ehm… Nuk ma merr mendja”, ka thënë Pep, transmeton Periskopi.

Guardiola nuk ishte gati të pranonte largimin e Gabriel Jesus drejt Juventus, për të siguruar shërbimet e CR7. /Periskopi/

Dhunoi një vajzë derisa ishte në lirim me kusht për një dhunim tjetër: Akuzat horror drejt Benjamin Mendyt

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy mbeti nën arrest pasi u paraqit në gjykatë si i akuzuar për KATËR raste të dhunimit seksual.

Mbrojtësi francez akuzohet për kryerje të akteve dhunuese kundër tri grave, përfshirë njërës nën moshën 18-vjeçare, sipas asaj që u tha në gjykatë të premten, transmeton Periskopi.

Një prej dhunimeve seksuale besohet të ketë ndodhur në shtëpinë e Mendy këtë javë, derisa ai ishte i liruar me kusht për raste të tjera të dhunimit seksual, u tha ndër të tjerësh në gjykatë.

Tri rastet e tjera datojnë nga tetori i vitit 2020.

Mendy do të kalojë të paktën fundjavën e festës bankare në paraburgim, pasi një gjyqtar refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Seanca e tij e ardhshme gjyqësore është më 10 shtator dhe ai mund të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në këtë datë, vetëm nëse ekipi i tij ligjor apelon kundër vendimit. /Periskopi.com/