Raiola për rikthimin e mundshëm të Pogba te Juventus: Torino akoma në zemrën e tij, nuk është i lumtur tek UTD

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba nuk ka rinovuar akoma kontratën me Man United dhe e ardhmja e tij është tashmë thelb i spekulimeve të shumta.

Lojtari lidhet tash e një kohë të gjatë me skuadrën e Real Madrid, por po ashtu thuhet se gjasat janë të rritura për vazhdimin me Man United, pas transferimit të CR7 në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, agjenti i tij, Mino Raiola hap shtigje të reja dhe nxit spekulimet për një rikthim të mundshëm të francezit në Torino. Raiola thotë se Torino është akoma në zemrën e klientit të tij.

“Paul Pogba do të jetë pa kontratë në fund të qershorit, kështu që do të bisedojmë me Manchester United dhe do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Raiola për ‘Rai Sport’, transmeton Periskopi.

“Torino është akoma në zemrën e tij. Ka një shans që Pogba do të kthehet te Juventus, por varet shumë edhe nga Juve”, shtoi agjenti i lojtarit.

Po ashtu, edhe më të gjasshëm largimin e Pogba nga United e bën fakti që Raiola thotë se francezi nuk është i lumtur atje.

“Paul nuk është i lumtur te Man Utd, dhe ai ka nevojë për një skuadër të re, për ndryshim ajri”, ishin fjalët e Raiolas.

Paul Pogba e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në Premier League, duke regjistruar shtatë asistime në katër ndeshje. /Periskopi/

Publikohen pamjet nga goditja e Cristiano Ronaldos që nokautoi sigurimin, para ndeshjes me Young Boys

Periskopi.com Sporti

Gjuajtja e Cristiano Ronaldos nokautoi sigurimin gjatë nxemjeve të Manchester Unitedit para ndeshjes me Young Boys në Champions League, transmeton Periskopi.

Derisa ishte i pafat, sigurimi fatmirësisht nuk pësoi ndonjë dëmtim të rëndë, dhe eventualisht fitoi kujdes nga një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Tash, janë publikuar pamje që tregojnë Ronaldon duke reaguar ndaj incidentit.

Një video në YouTube tregon 36-vjeçarin duke gjuajtur nga distanca, por topi kaloi transversalen dhe eventualisht përfundoi në kokën e sigurimit. /Periskopi.com/

 

Goli i CR7 nuk i kryen punë Man Unitedit, e pëson nga skuadra shumë më e dobët në Zvicër

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka pësuar humbje në udhëtim te Young Boys.

“Djajtë e Kuq” zhvilluan jo paraqitje shumë të mirë, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 2 – 1.

Pas një super asistimi të Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin nga afërsia (13′).

Gjërat për Man United u vështirësuan kur Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te një lojtar i Young Boys (35′).

Edhe pse mendohej që Man United do e dominonte lojën, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak, ashtu nuk doli, ngase skuadra zvicerane ishte superiore në pjesën e dytë.

Young Boys ndërtoi aksione gjatë tërë kohës dhe gjeti golin përmes Nicolas Ngamaleu, që u asistua nga Hefti (66′).

Derisa mendohej se ndeshja do mbyllej me rezultat 1 – 1, në minutat e fundit Jordan Siebatcheu arriti të realizoi pas një gabimi trashanik të Jesse Lingard (90+2).

Kësisoj, Young Boys është lider me tre pikë, derisa Man United renditët në fund pa pikë.

Veç të kuqit, Wan-Bissaka meritoi edhe një shuplakë gojës për këtë ndërhyrje të tmershme sonte

Periskopi.com Sporti

Rikthimi i Manchester Unitedit në Champions League pati startin më të mirë të mundshëm.

Cristiano Ronaldo shënoi pas më pak se 15 minutave kundër Young Boys, me golin që ishte i treti i tij për Unitedin, shkruan Periskopi.

Prapë, jeta në këtë nivel nuk është kurrë e lehtë.

Aaron Wan-Bissaka u përjashtua me të kuq pas 35 minutave lojë, për shkak të një ndërhyrjeje të tmerrshme në një kundërshtar.

Shikoni incidentin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Man Unitedit as golat e CR7 nuk i kryejnë punë, barazon rezultatin Young Boys

Periskopi.com Sporti

Young Boys ka barazuar rezultatin në ndeshjen hapëse të Champions Leagues kundër Manchester Unitedit, në 1-1.

Ngamaleu ka barazuar rezultatin në minutën e 66-të pas asistimit nga krahu i majtë nga Hefti, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se Man United po luan me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 35-të, pas përjashtimit të Bissakas me të kuq.

Shikoni golin më poshtë.

VIDEO

Man United fillon sezonin e ri në Champions League kundër Young Boys: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Young Boys do të pres Manchester Unitedin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Ndeshja e vlefshme për grupin F, do të zhvillohet në Bernë nga ora 18:30.

Zviceranët do të luajë me emra si Martins Pereira, Aebischer, Ngamaleu e Elia.

Në anën tjetër Manchester United, nga minuta e parë starton me Cristiano Ronaldon.

Po ashtu në fund do të jenë Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho.

Young Boys: Von Ballmoos; Hefti, Camara, Lauper, García; Fassnacht, Sierro, Martins Pereira, Aebischer, Ngamaleu; Elia.

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Ronaldo, Fred, B. Fernandes, Shaë, Sancho, Wan- Bissaka, Van de Beek.

 

 

Secila fjalë nga fjalimi i jashtëzakonshëm që CR7 e dha për bashkëlojtarët, para ndeshjes me Newcastlen

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo mbajti një fjalim për shokët e tij të skuadrës në Manchester United, para rikthimit të tij në “Old Trafford” në fundjavë, dhe tani është zbuluar se çfarë tha ai.

Kishte shumë bujë rreth kthimit të Ronaldos në United të shtunën, dhe ai bëri një paraqitje gati perfekte, duke shënuar dy herë në fitoren 4-1.

Përveç aftësisë së tij për të shënuar, tifozët janë me shpresë se 36-vjeçari do të ketë një ndikim të madh te shokët e tij të skuadrës.

Fans celebrate Ronaldo's second goal. Image: PA Images

Ronaldo gjithashtu mbajti një fjalim para ndeshjes kundër Newcastle, për të frymëzuar pjesën tjetër të ekipit të United, dhe tani ne e dimë saktësisht se çfarë u tha atyre.

“Fjalimi i Ronaldos ishte shumë i fuqishëm dhe ngritës. I gjithë grupi i lojtarëve dhe stafit stërvitor dëgjuan në heshtje,” tha një burim për Sun.

“Ai u tha shokëve të tij të skuadrës:‘ Unë jam kthyer në Man United për dy arsye.

“E para është sepse e dua klubin. E dyta është se e dua mentalitetin fitues që lind në radhët e këtij klubi.

“Unë nuk jam kthyer për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse ju djema doni të keni sukses, atëherë kam nevojë që ju ta doni këtë klub nga zemra.

Ronaldo celebrates with Jesse Lingard at full time. Image: PA Images

“‘Duhet të hani, të flini dhe të luftoni për këtë klub. Pavarësisht nëse luani apo nuk luani, ju duhet të mbështesni shokët tuaj të skuadrës dhe gjithmonë të jepni 100 për qind për klubin.

“‘Unë jam këtu për të fituar dhe asgjë tjetër. Fitorja na sjell lumturi. Unë dua të jem i lumtur, po ju?’”

Kur Ronaldo u largua nga klubi në 2009, për t’u bashkuar me Real Madridin për një tarifë rekord botërore, ata sapo kishin fituar titullin e tretë të ligës radhazi, dhe kishin arritur finalet e Ligës së Kampionëve, duke fituar një.

Ronaldo pranoi se klubi kishte ‘rënë’ që kur njeriu që e ndihmoi të bindej që të kthehej ishte pensionuar, por mbështeti lojtarët aktualë për të sjellë suksesin përsëri.

“Ju të gjithë jeni lojtarë të mrekullueshëm dhe unë besoj në ju, përndryshe nuk do të isha kthyer,” thuhet se ka shtuar ai.

“Tifozët do t’ju mbështesin, nëse jepni më të mirën. Unë thjesht dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të dal në pension një ditë, mentaliteti fitues do të mbetet, dhe ky grup lojtarësh do të dominojë futbollin, ashtu siç bëmë në e kaluara.

“Unë do të bëj çmos për ekipin, por kam nevojë edhe për mbështetjen tuaj. A jeni gati për të luftuar? A jeni gati të lini gjithçka në fushë?”

Carragher thotë se Messi është më i mirë sesa Ronaldo, ka disa arsye për këtë

Periskopi.com Sporti

Jamie Carragher ishte pjesë e një debati të ashpër me Gary Neville lidhur me lojtarin më të mirë të futbollit.

Neville mbante anën e Cristiano Ronaldo, derisa ish mbrojtësi i Liverpool argumentoi pro-Lionel Messit.

Sipas Carragher, ka disa arsye pse Messi është më i mirë sesa portugezi, por vetëm 2 i dha bashkëbiseduesit të tij, i cili insistonte se Ronaldo është golashënues më i mirë.

“Messi ka një rekord më të mirë të golave (gol për ndeshje”, ka thënë Carragher, përcjell Periskopi. “Po ashtu, Messi mund të drejtojë një ndeshje, kurse Ronaldo nuk mund ta bëjë këtë”, shtoi ikona e Liverpool.

Debati i djeshëm ka nxitur reagime të shumta, sidomos për faktin se ‘Sky Sports’ publikuan statistika të rreme gjatë këtij debati. /Periskopi/

Pogba nuk ka vendosur akoma – gjithçka në pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij te Man Utd

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba nuk ka vendosur akoma se ku do ta vazhdojë karrierën.

Ylli francez po bën disa paraqitje të shkëlqyera në këtë fillim sezoni në Premier League, duke bërë që të kthehet kështu në një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe.

Mesfushori i Manchester United do të mbetet së shpejti pa kontratë dhe akoma nuk ka vendosur nëse do të rinovojë ose jo me ‘Djajtë e Kuq’. Dihet se Real Madrid janë të interesuar për të.

Për të ardhmen e lojtari ka folur edhe vëllai i tij, Mathias Pogba. “Paul nuk ka vendosur akoma nëse do të qëndrojë ose do të largohet gjatë verës. Është vendimi i tij – ai ndjehet mirë te Man United tani, këtë sezon… pastaj shohim. Shohim kur do të jetë koha për vendimin”, ka thënë Pogba, përcjell Periskopi.

Pogba ka regjistruar shtatë asistime në katër ndeshjet e para në Premier League këtë fillim-sezon. Skuadra ka prioritet rinovimin me të dhe Bruno Fernandes. /Periskopi/

Ferguson tregon se cili ishte ndikimi i tij në rikthimin e Ronaldos te Man Utd

Periskopi.com Sporti

Alex Ferguson thuhej të ishte figura kyçe që ndikoi në rikthimin e Cristiano Ronaldo në ‘Old Trafford’.

Cristiano Ronaldo ishte afër kalimit te Manchester City, por për një arsye ky transferim nuk ndodhi. Më pas, Ferguson thuhet të ketë bërë pjesën e tij.

Së fundmi edhe vet trajneri ka folur për këtë çështje, duke treguar rolin e tij.

“Shumë njerëz bënë punën e tyre. Unë kontribuova duke e ditur se Ronaldo donte të vinte këtu. Dhe kjo ishte e rëndësishme, funksionoi mirë”, ka thënë Ferguson, transmeton Periskopi.

“Nuk do thosha që ishte emocionale por sigurisht interesante, çliruese. Nuk mund ta imagjinoja atë të luante për Cityn. Kjo është arsyeja pse reaguam për ta afruar këtu. Klubi e përcolli mirë”, shtoi skocezi.

Ronaldo debutoi me fanellën e Manchester United duke shënuar dy gola ndaj Newcastle United. /Periskopi/

Solskjaer: Nuk iu kushtoj vëmendje asisteve të Paul Pogba

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United nuk duket i fascinuar nga asistet e shumta të Paul Pogba në këtë fillim sezon.

Mesfushori francez i Manchester United ka rigjetur formën e tij të lartë, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës.

Kjo i pëlqen shumë trajnerit Solskjaer, por ai nuk i kushton rëndësi statistikave individuale të lojtarit.

“Paul është kthyer në formë të mirë. Ai ka punuar shumë gjatë verës. Erdhi në gjendje të mirë”, ka thënë Solskjaer, transmeton Periskopi.

“Paul ka qenë gjithmonë asistues i shkëlqyer dhe ai nuk ka regjistruar asiste prej pasimeve më të mira të sezonit. Nuk iu kushtoj rëndësi asisteve, është gjë e rrjeteve sociale. Por Paul ka luajtur mirë, sigurisht”, ka shtuar trajneri norvegjez.

Pogba ka regjistruar shtatë asiste në këtë fillim sezoni, në katër ndeshje të luajtura. /Periskopi/

17 vjeçari i Arsenal turpëron dy yjet e Man Utd, video bëhet virale

Periskopi.com Sporti

Videoja e talentit të Arsenal duke turpëruar dy yjet e skuadrës së Manchester United po bëhet virale.

17 vjeçari i Arsenal, Charlie Patino është aktivizuar në ndeshjen e U23 mes Arsenal dhe Manchester United.

Në këtë ndeshje ishin edhe portieri Dean Henderson i Man Utd dhe Phil Jones, që vijnë nga skuadra A.

Por, dyshja nuk kaluan aspak mirë me Patino. Lojtari i rrëzoi që të dy dhe shënoi gol të bukur.

Ky gol i shënuar nga tinejxheri i Arsenal po konsiderohet nga solo golat më të mira.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Prekja magjepëse e Bruno Fernandesit kundër Newcastlet meriton më shumë vëmendje

Periskopi.com Sporti

Siç ka ndodhur shumë herë më parë, ‘Old Trafford’ ishte nikoqir i spektaklit të Cristiano Ronaldos të shtunën.

Në fanellën e Manchester Unitedit për herë të parë pas 12 viteve, portugezi shënoi dy herë në debutimin e tij të dytë për klubin, kundër Newcastlet ne fitoren 4-1, transmeton Periskopi.

Do të ketë detyra më të vështira se Newcastle në të ardhmen natyrisht, por kjo nuk ishte evidente të shtunën.

Bashkëlojtari i Ronaldos te Kombëtarja, Bruno Fernandez, poashtu shkëlqeu.

Goli i jashtëzakonshëm me një anë, 27-vjeçari u duk në lule të rinisë me një paraqitje brilante.

Dhe për t’i nënvizuar aftësitë e tij, shikoni më poshtë këtë prekje absolutisht magjepëse, e cila ka kaluar nën radar. /Periskopi.com/

 

Momenti kur tifozja e re e Manchester United i propozon martesë djalit të Cristiano Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është heroi i tifozëve të Manchester United, por ka edhe nga ata që e duan djalin e tij.

Cristiano Ronaldo JR ka një tifoze të veçantë në ‘Old Trafford’, e cila është e gatshme të martohet me të.

Dje, gjatë ndeshjes së Manchester United kundër skuadrës së Neëcastle United, është parë një pankartë interesante në tribuna.

Një tifoze e re në moshë, i ka kërkuar Cristiano Ronaldos që të martohet me të birin e tij.

“Ronaldo, a mund të martohem me JR”, thuhej në shkrimin e tifozes simpatike, përcjell Periskopi.

Cristiano Jr tani do të ketë një arsye më shumë për të qenë i pranishëm në tribuna, kur babai i tij luan. /Periskopi/

Momenti i sikletshëm kur disa lojtarë të Newcastlet kërkojnë të shkëmbjenë fanellat me Cristiano Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Dy futbollistë të Newcastlet kërkuan fanellën e Cristiano Ronaldos, pas humbjes 4-1 të skuadrës së tyre nga Manchester Unitedi, sipas raporteve.

Kapiteni, Jamaal Lascelles dhe Joelinton diskutuan me ikonën e Unitedit pas ndeshjes dhe disa fansa të frustruar të ‘Toon’, besojnë se ata kërkuan fanellën e tij, transmeton Periskopi.

Some believe Lascelles asked for Ronaldo's shirt after the game

Joelinton also approached Ronaldo

And CR7 pointed at someone else, suggesting the shirt had already been taken

Adam Crafton nga ‘The Athletic’ bëri një postim ku tha se ai pa ‘më shumë se një’ lojtar të Newcastlet duke kërkuar fanellën e Ronaldos pas ndeshjes.

Dyshimet u konfirmuan nga Rory Smith i ‘New York Times’, i cili potencoi se Lascelles e kërkoi para se ‘dikush tjetër’ u mundua t’ia marrë nga dora kapitenit.

Pamjet sugjerojnë se ai lojtar ishte Joelinton, me Ronaldon që u duk se bëri me shenjë nga një futbollist tjetër duke i thënë se fanella tashmë është dhuruar.

Ekziston çdo mundësi që lojtarët në fakt të kenë qenë duke uruar yllin e Man Unitedit, por këto spekulime i kanë lënë fansat e Newcastlet të frustruar në rrjetet sociale, teksa është hedhur në pikëpyetje lidershipi i Lascelles.

Një fans shkroi: ”Po lexoj se Joelinton dhe Lascelles të dy kërkuan fanellën e Ronaldos pasi u shkatërruan 4-1. E kuptoj se është Ronaldo por trego pak dinjitet. Ne jemi shaka, njeri.”

Një tjetër shkroi: ”Neveritëse të shohësh Lascelles të hedhur mbi Ronaldon dhe duke kërkuar fanellën e tij, pasi ne sapo humbën 4-1. Çfarë kapiteni.” /Periskopi.com/

Atmosfera në ‘Old Trafford’ gjatë intervistës së CR7 pas ndeshjes, ishte thjesht elektrizuese

Periskopi.com Sporti

Fansat e Manchester Unitedit ishin të ngazëllyer pasi panë Cristiano Ronaldon duke inspiruar ‘Djajt e Kuq’ drejt një fitoreje 4-1 kundër Newcastlet, të shtunën pasdite.

36-vjeçari markoi debutimin e tij të dytë me klubin me dy gola, 12 vite pas periudhës së tij të parë në ‘Old Trafford’.

Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard gjithashtu u futën në listën e realizatorëve, derisa Ole Gunnar Solskjaer dhe të drejtuarit e tij u ngjitën në krye të tabelës së Premier Leagues, transmeton Periskopi.

Mijëra fansa të Unitedit qëndruan pas vërshëllimës së fundit, me shpresën se do ta shihnin heroin e tyre përsëri.

Dhe ata ishin të ngazëllyer kur pesë herë ‘Topi i Artë’ doli nga zhveshtorja për të dhënë një deklaratë pas ndeshjes.

Përgjatë intervistës, fansat e Unitedit brohoritën ‘Viva Ronaldo’, të unifikuar.

Mbështetësit gjithashtu po brohorisnin ‘SIUUU’, në referencë të festimit të famshëm të Ronaldos kur shënon.

Ronaldo e pranoi se ishte ‘shumë nervoz’ para ndeshjes, edhe pse nuk e tregoi.

Vetëm dëgjoni atmosferën në stadium derisa CR7 jep deklaratën. /Periskopi.com/

 

Pamjet që ta tundojnë palcën kurrizore nga ‘Old Trafford’ kur brohorisin të gjithë ‘SIUUU’, gjatë festës së CR7

Periskopi.com Sporti

Madje as Cristiano Ronaldo nuk mund ta besonte sa perfekt shkoi debutimi i tij i dytë me Manchester Unitedin.

”Nuk prita të shënoja dy gola,” tha legjenda portugeze pas ndeshjes.

”Prita një por jo dy. Ishte një moment i pabesueshëm.”

Qartazi ishte.

Ronaldo shënoi dy gola derisa Unitedi mposhti Newcastlen 4-1 në ‘Old Trafford’.

Një moment interesant dhe drithërues është piketuar pas golit të tij të dytë.

‘Old Trafford’ ishte në ekstazë derisa Ronaldo festoi me tradicionalen e tij ‘SIUUU’.

Tash, pamjet nga afër të festës së golit janë publikuar dhe janë thjesht lëkundëse.

Pasi shënoi, Ronaldo vrapoi drejt kamerës së vijës anësore para se të performonte ‘SIUUU’-n e tij.

Por ai nuk ishte i vetmi.

Pamjet kanë kapur shumicën e 72,732 personave sa ishin prezent në ‘Teatrin e Ëndrrave’ duke brohoritur ‘SIUUU’ të unifikuar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Ronaldo flet pas ndeshjes: I fsheha emocionet, ishte moment i mrekullueshëm për mua

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka thënë disa fjalë pas ndeshjes së tij të parë në aventurën e dytë me Manchester United.

Ylli portugez luajti nga minuta e parë në këtë takim dhe arriti të shënonte dy gola.

Ronaldo ka thënë se ka pasur emocione të shumta, ndonëse i ka fshehur disi ato. Ai ka menduar edhe mbrëmë se si do të paraqitet sonte.

“Isha në stres, por nuk e shfaqa. Pritja është e mahnitshme. Jam këtu të ndihmoj skuadrën dhe të fitoj”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes, transmeton Periskopi.

“Ishte moment i mrekullueshëm (goli), isha i stresuar dhe mbrëmjen e kaluar po mendoja për këtë se sa do të marrë për të treguar përsëri veten. Isha në stres, por ky klub është i mrekullueshëm.

Dy golat e Ronaldos ndihmuan Manchester Unitedin që të merrte një fitore 4:1 ndaj Newcastle United. /Periskopi/

U prit si hero dhe bëri heroin qysh në ndeshjen e parë: Ronaldo shënon dy herë në fitoren e Man Utd ndaj Newcastle

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është heroi i përballjes së Manchester United me Newcastle United.

Manchester United mori tri pikë të reja në Premier League, falë fitores  së shënuar 4:1 ndaj Newcastle, fitore kjo që erdhi pas një paraqitje brilante të CR7.

Cristiano zhbllokoi takimin në minutën e 45+1’, kur shënoi pas një topi të kthyer nga portieri, shkruan Periskopi.

Goli i tij u neutralizua nga Manquillo, i cili në minutën e 56’ ktheu balancën duke vendosur rezultatin 1:1.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo pati edhe një befasi të dytë, në debutimin e tij të dytë. Ai shënoi edhe një herë në minutën e 62’, për t’i rikthyer epërsinë ‘Djajve të Kuq’.

Për ta bërë fitoren e United një fitore portugezësh, Bruno Fernandes çoi rezultatin në 3:1 me golin e minutës së 80’, kurse rezultatin final e vulosi Lingaard në minutat shtesë për 4:1.

Me këtë fitore United ngritët në krye të tabelës, me 10 pikë të tubuara. Newcastle ndërkohë mbetet me vetëm një pikë, në pozitën e parafundit. /Periskopi/

I papërmbajtshëm Ronaldo, shënon tjetër gol për t’i rikthyer epërsinë Unitedit

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol në debutimin e tij të dytë me Man Utd.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë po bën një debutim të dytë ëndrrash me fanellën e Manchester United.

Në vetëm 62 minuta lojë, Ronaldo ka gjetur dy herë golin, shkruan Periskopi.

Goli i dytë i Ronaldo erdhi vetëm pak minuta pas golit të Newcastle, për t’i rikthyer epërsinë skuadrës së tij.

Më poshtë mund ta shihni golin e dytë të portugezit. /Periskopi/