Napoli mund t’i bëjë favor Barcelonës, Spalletti kontakton Pjanic

Periskopi.com Sporti

Barcelona është në hall të madh me Miralem Pjanic, por Napoli mund t’ia largojë lojtarin ‘nga dera’.

Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti, raportohet të ketë telefonuar mesfushorin e Barcelonës, Miralem Pjanic, përcjell Periskopi.

Boshnjaku i cili largohej nga Juventus verën e kaluar, ka dështuar të bëjë një vend në formacionin e katalanëve. Tani, Napoli janë gati të bashkëpunojnë me të.

Spalletti ka punuar më parë me lojtarin te Roma dhe thuhet se beson se mund ta bindë lojtarin për të kaluar te Napoli.

30 vjeçari tashmë ka marrë edhe konfirmimin nga Ronald Koeman se nuk është në planet e Barcës për këtë sezon.

Më herët, edhe Juve është lidhur me lojtarin, por paga e tij prej gjashtë milionë eurove është problematike.

Mbetet të shihet nëse boshnjaku do të pranojë reduktim në pagë për të kaluar te Napoli, ose nëse Barcelona do të gjej ndonjë opsion për t’ia ndihmuar Napolit një pjesë të pagës, vetëm për ta larguar nga ekipi. /Periskopi/

Hysaj mund të përballet me akuza nga presidenti i Napolit – pritet t’i kushtojë 65 mijë euro

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pritet të përballet me një akuzë jo të lehtë nga presidenti i Napolit.

Hysaj, i cili sezonin e fundit luajti me fanellën e Napoli, tashmë ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Lazios, atje ku do të gjejë ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Përkundër transferimit, presidenti i Napolit nuk ka harruar një episod të pakëndshëm mes tij dhe mbrojtësit.

Bëhet fjalë për vitin 2019, kur pas ndeshjes së Napoli ndaj Salzburg, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, asokohe trajneri i Napolit, dhe lojtarët e tij refuzuan të futen në planet për tërheqje që vinin nga menaxhmenti i klubit, përcjell Periskopi.

Tani, ‘Corriere dello Sport’ shkruan se shefi i skuadrës së Napolit do të kërkojë 65000 euro nga ylli ‘kuqezi’.

Hysaj kalonte gjashtë vite me napolitanët, kur kalonte nga Empoli. Aty regjistroi 223 ndeshje. Ai tani do të vazhdojë në kryeqytetin italian, me skuadrën e Lazios. /Periskopi.com/

Zyrtare: Luciano Spalletti emërohet trajner i klubit të njohur italian

Periskopi.com Sporti

Luciano Spalletti edhe zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Napolit, i cili do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson.

Spalletti ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2023 me skuadrën italiane, ku pjesë e saj është mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Ai do ta fillojë punën më 1 korrik.

62-vjeçari vjen me një përvojë të theksuar në Serie A, pasi në tërë karrierën e tij menaxheriale ka drejtuar vetëm një skuadër jashtë Serie A, Zenitin e Rusisë për pesë vite.

38-vjeçari Ribery e bëri Napolin të kërcejë pa dëshirë me aftësitë ‘jashtëtokësore’ dribluese sot

Periskopi.com Sporti

Franck Ribery është një prej futbollistëve më të talentuar në dekadën e fundit.

Kur mendoni për lojtarët të cilët mund ta kishin fituar ‘Topin e Artë’, po të mos ishte Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, francezi padyshim është në listë, transmeton Periskopi.

Në fakt, madje edhe në botën ku ekziston Messi dhe Ronaldo, kemi arsye të besojmë se Ribery ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 2013 me Bayern Munichun.

Mjaft më me filozofina të së kaluarës, flasim për atë që bëri sot francezi i akuzuar për përdhunim të një të mitureje.

Me Fiorentinën në disavantazh 1-0 në minutën e 58-të kundër Napolit, Ribery u shndrrua në një jashtëtokësor për të bërë diçka absolutisht sensacional.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Lajm ‘bombastik’ nga Spanja, Hysaj në radarin e Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Elseid Hysaj, alternativë për të forcuar mbrojtjen e Real Madridit.

Lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle, që duke analizuar problemet e klubit “merengues” në krahun e djathtë, e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”.

Lëndimet e shpeshta të Carvajal dhe mungesa e besimit e Zidanes ndaj Odriozolas ka bërë që Hysaj të konsiderohet si një opsion, transmeton Periskopi.

Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror.

Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po e vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt.

Shkodranit i mbaron kontrata këtë verë me klubin e Napolit dhe nuk ka asnjë pengesë për tju bashkur klubit “mbretëror” në Spanjë.

Real Madridi ka mbajtur kontakte me menaxherin e futbollistit që mbetet një nga opsionet më të preferuara për ta./Periskopi

U tha se futbollisti i Napolit e solli në Itali variantin e ri të Covid-19, spitali i qytetit del me komunikatë

Periskopi.com Sporti

Spitali ‘Federico II’ në Napoli ka mohuar raportet se sulmuesi i napolitanëve, Victor Osimhen ka sjellur variantin e ri të Covid-19 në Itali, pas rikthimit nga Afrika.

Osimhen rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të janarit, pas rikthimit në Napoli nga Nigeria ku ai mori pjesë në një aheng ditëlindjeje pa përdorur masat mbrojtëse, transmeton Periskopi.

Uebsajti ‘Regione Campania’ potencoi më herët këtë javë se një variant i ri i Covid-19 është sjellur nga Afrika nga një i punësuar në Itali.

Sipas ‘Il Napolista’, i punësuari në fjalë është Victor Osimhen, por ‘Federico II’ ka mohuar raportin.

”Ne kategorikisht mohojmë lajmin se lojtari i Napolit, Victor Osimhen është profesionisti nga Afrika që ka sjellur variantin e Covid B.1.525,” u tha ndër të tjerash. /Periskopi.com/

Pirlo për gjendjen e Gattusos: Më vjen keq për të, por kam problemet e mija

Periskopi.com Sporti

Juventusi dhe Napoli përballen nesër mes vete në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Presidenti i Napolit tha ditë më parë se do të presë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantas dhe Juventusit, para se të marrë një vendim për Gattuson

Të parën napolitanët e humbën, kurse ndaj “Zonjës së Vjetër” është vendimtarja për ish-futbollistin dhe trajnerin e Milanit.

Por, kjo nuk duket se po i intereson mikut të tij dhe trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlos.

Ai tha se i vjen keq për të, por po mendon për problemet e tij.

“Situata e Gattusos është një situatë normale për të gjithë trajnerët. Më vjen keq për të, por më duhet të mendoj për problemet e mija, pasi na duhet fitorja, që t’u japim vazhdimësi rezultateve”, u shpreh tekniku bardhezi.

Konfirmohet: Hysaj nuk do të jetë pjesë e Napolit pas këtij sezoni

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi konfirmoi se shqiptari do largohet në verë.

Pavarësisht që Hysaj në disa ndeshje është titullar, Napoli nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës.

Flitej që Hysaj mund të mbetet në Napoli, por agjenti i ka hedhur poshtë këto spekulime duke konfirmuar se e ardhmja e mbrojtësit është larg “Napolitanëve”.

“Çështja është e mbyllur. Vitin e ardhshëm do jetë diku tjetër. Po flasim me klube të tjera, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s”.

“Hysaj do bëj maksimumin për Napolin deri në qershor”, deklaroi ai.

Së fundmi, është raportuar se Benfica ka interesim për Hysaj.

Koulibaly pozitiv me Covid-19

Periskopi.com Sporti

Klubi italian, Napoli ka konfirmuar se në testimin e fundit Kalidou Koulibaly ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kalidou Kulibaly është lojtari i fundit nga radhët e Napolit, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Lojtari është asimptomatik dhe është nënshtruar izolimit shtëpiak sipas rregullave”, u tha në deklaratën e klubit.

Koulibaly vjen si rezultimi i fundit, më parë ishte mesfushori Fabian Ruiz, i cili rezultoi pozitiv, por që tani është rikthyer në skuadër.

29 vjeçari do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gennaro Gattuso, sidomos në ndeshjen kundër Juventusit, të cilën fillimisht Napoli e humbi me rezultatin 3-0 në tavolinë, por që tani pas vendimit të Lega Serie A, ndeshja do të zhvillohet.

Kontaktohet Benitez, Gattuso dhjetë ditë kohë për t’i përmirësuar rezultatet

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka telefonuar trajnerin Rafael Benitez dhe i ka dhënë trajnerit Gennaro Gattuso dhjetë ditë kohë që t’i rregullojë gjërat.

Sipas Il Corrier dello Sport, pas humbjes ndaj Hellas Verona, presidenti nuk është ndarë i kënaqur nga Gattuso.

Thuhet se nëse shkarkohet Gattuso, Benitez është i hapur që të pranojë stolin e klubit italian.

Napoli do përballet me Spezian këtë javë në Kupën e Italisë, pastaj do përballet me Parman dhe Genoan në Seria A.

Këto ndeshje do jenë vendimtare për Gattuson dhe në rast që brenda dhjetë ditëve nuk ia del të ndryshojë rezultatet, atëherë do shkarkohet.

Arsyeja pse Gattuso anuloi stërvitjen e fundit të Napolit para përballjes në Superkupë me Juventusin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso thuhet se anuloi stërvitjen e paraparë për këtë mëngjes për të mbrojtur ekipin e tij nga të ftohtit, lodhja dhe stresi përpara finales me Juventusin.

Partenopei më në fund përballet me Biankonerët pas polemikave në fillim të sezonit , kur napolitanët u ndaluan nga autoritetet lokale të shëndetit dhe humbën takimin 3-0 në tavolinë dhe iu mor një pikë.

Por, Napoli apeloi dhe vendimi u përmbys , që do të thotë se Juventusi dhe Napoli do të takohen të paktën tre herë në këtë edicion.

Sonte do të takohen në Superkupën e Italisë në Mapei Stadium në Reggio Emilia, e që do të jetë takimi i tyre i parë në edicionin 2020-21 dhe Sky Sport Italia raporton se Gattuso vendosi të mos stërvitet përpara ndeshjes së madhe.

Mediumi zbulon se trajneri donte të bënte një seancë në dhomën e zhveshjes, për të mbrojtur lojtarët e tij nga i ftohti, lodhja dhe stresi.

Prandaj, Napoli po përgatitet për ndeshjen kundër Juventusit në një mënyrë tjetër se zakonisht.

Sonte finalja e Superkupës së Italisë: Juventus-Napoli, këto janë formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Juventus pritet të përdorë Federico Bernardeschi si një mbrojtës i majtë dhe Dejan Kulusevski përpara në Superkupën e Italisë kundër Lorenzo Insignes dhe Hirving Lozanos të Napolit.

Ndeshja do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Mapei Stadium – Città del Tricolore”.

Takimi do të luhet në mes të kampionit aktual në Serie A dhe kampionit në fuqi të Kupës së Italisë, që do të vendoset pas 90 minutash, kohë shtesë ose edhe penalltish.

Image

Zonja e Vjetër ka shumë pak opsione në dispozicion të tyre në mbrojtje, pasi Merih Demiral është i lënduar, duke shtuar rastet e COVID-19 si, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro.

Me këtë situatë, Bernardeschi mund të përdoret si një mbrojtës i majtë, megjithëse ai do të sulmonte më shumë sesa të luante në defanziv, pasi sistemi i Andrea Pirlos është 3-5-2.

Image

Paulo Dybala është i lënduar dhe Alvaro Morata zhgënjeu në humbjen e së dielës 2-0 ndaj Interit, kështu që Kulusevski mund të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon.

Weston McKennie dhe Arthur gjithashtu mund të rikthehen nga fillimi.

Napoli është pa Fabian Ruizun dhe Victor Osimhen, të cilët janë të infektuar me COVID-19, ndërsa Kevin Malcuit është një mungesë afatgjate.

Andrea Petagna dhe Dries Mertens nuk janë të gatshëm 100 për qind dhe gjendja e tyre fizike nuk është edhe aq e mirë.

Ka të ngjarë që Petagna të fillojë, me Mertens të hyjë gjatë pjesës së dytë.

Pjesa tjetër e ekipit mbetet kryesisht e pandryshuar, me Chucky Lozano, Piotr Zielinski dhe Insigne që qëndrojnë përpara qendërsulmuesit.

David Ospina pritet të jetë në portë, ndërsa Pirlo tashmë konfirmoi në konferencën e tij për shtyp se Wojciech Szczesny do të jetë në gol për Juven.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Bernardeschi; Chiesa, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Ronaldo

Napoli: Ospina; Di Lorenzo; Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

Parashikimi: Juventusi cilësohet si favoritë për këtë finale dhe mund të fitojë me një gol epërsi.

Më në fund reagon Rrahmani pas gabimit katastrofal kundër Udineses

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas gabimit trashanik të bërë ndaj Udineses.

Rrahmani bëri gabim në mbrojtje, nga i cili përfitoi kundërshtari që barazoi shifrat në 1 – 1.

Mirëpo, fal golit në minutën e fundit nga Tiemoue Bakayoko, Napoli arkëtoi pikët e plota.

Rrahmani ka postuar dy foto në Facebook me mbishkrimin së shpejti në krye.

Sidoqoftë, trajneri Gennaro Gattuso premtoi se Rrahmani do ta këtë sërish rastin të tregojë vetën.

Reagon Gattuso pas paraqitjes horror të Rrahmanit sot kundër Udineses

Periskopi.com Sporti

Amir Rrahmani i dha fund një dite për t’u harruar sot kundër Udineses.

Kjo pasi qendërmbrojtësi kosovar bëri një gabim trashanik në një pasim të thjeshtë prapa te portieri, duke e gjykuar keq distancën, me Lasagnan që eventualisht përfitoi duke shënuar për 1-1, pasi fillimisht Lorenzo Insigne ia kishte dhënë epërsinë napolitanëve, shkruan Periskopi.

Fatmirësisht për Rrahmanin, Napoli arriti të nxjerrë një fitore me një gol të vonshëm, në minutën e 90-të, teksa 26-vjecari u zëvendësua nga trajneri Gennaro Gattuso me të filluar pjesa e dytë e takimit.

E pas ndeshjes, Gattuso e ka komentuar kështu paraqitjen e Rrahmanit:

”Më vjen keq për Amirin, ai është profesionisht madhështor, por pati vështirësi sot dhe u desh të merrja vendime.

”Ai do ta ketë mundësinë e vet përsëri. Mendoj se duhet të ndalojmë së komentuari në rrjetet sociale, sepse Napoli, Roma dhe Lazio janë vende të ngjashme. Ne jemi vazhdimisht të rrethuara nga spekulimet dhe diskutimet, shumë gjëra fliten për ne, të cilat duhet t’i injorojmë.” /Periskopi.com/

U zëvendësua me të filluar pjesa e dytë pas gabimit horror: Rrahmani votohet më i dobëti i ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Napoli, fatmirësisht për Amir Rrahmanin, arriti të nxjerrë një fitore 2-1 kundër Udineses me frymën e fundit në ndeshje.

Fillimisht Lorenzo Insigne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 15-të përmes penalltisë, por Rrahmani u shndrrua në protagonist të padëshiruar në minutën e 27-të.

Kjo pasi mbrojtësi kosovar bëri një pasim të shkurtër drejt portierit napolitan, gabim nga i cili përfitoi Lasagna i cili shënoi për 1-1, shkruan Periskopi.

Me të filluar pjesa e dytë, Rrahmani u zëvendësua nga Gennaro Gattuso.

Fatmirësisht, mysafirët që krejt në fund – në minutën e 90-të – të shënonin golin e fitores përmes Bakayokos.

Rrahmani sigurisht mori frymë lirshëm pas këtij shënimi, por ai do të demoralizohet kur ta kuptojë me cfarë note u vlerësua nga ‘ëhoscored’.

Uebsajti prestigjioz e vlerësoi paraqitjen e tij me notën 5.1, që është më e ulëta nga të gjithë futbollistët në fushë të të dy skuadrave.

Kujtojmë se pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në pozitën e pestë me 31 pikë nga 16 ndeshje të luajtura. /Periskopi.com/

Largohet nga Napoli si lojtar i lirë, ky do të jetë klubi i ri i Elseid Hysajt

Periskopi.com Sporti

Elseid Hysaj gjatë vitit 2021 pritet të largohet nga Napoli, por jo edhe nga Serie A.

Siç raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, Elseid Hysaj në fund të sezonit do të largohet nga Napoli si lojtarë i lirë.

Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit.

Kontaktet mes tyre janë ndërprerë. Kërkesat ekonomike të shqiptarit u konsideruan shumë të larta nga Napoli.

Shkodrani karrierën do ta vazhdojë tek gjiganti tjetër italian, Roma. Opsioni i Romës mbetet më i vlerësuari nga Hysaj.

Agjenti i tij Mario Giuffredi, i cili tashmë ka Jordan Veretout në ekipin verdhekuq, ka komunikuar shpesh me menaxherët e Romës mbi mbrojtësin e djathtë.

Nëse Hysaj shkon te “verdhekuqtë”, atëherë do të bëheshin dy shqiptarë kuqezinj aty, bashkë me shkodranin tjetër, Marash Kumbulla.

 

Amir Rrahmani shërohet nga Covid-19, nga nesër rifillon stërvitjet me Napolin

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani, është shëruar nga COVID-19.

“Tuttomercatoweb” raporton se Rrahmani do t’i bashkohet Napolit në stërvitje të enjten.

Rrahmani të mërkurën ka pranuar rezultatin negativ nga testimi, por është rekomanduar nga mjekët që ekipit t’i bashkohet të enjten në stërvitje.

Rrahmani me t’u kthyer në Napoli pas grumbullimit me Kosovën doli pozitiv në testin për koronavirus.

Ai qëndroi i izoluar në Napoli për dy javë, por qysh të enjten do të jetë në dispozicion të trajnerit, Gennaro Gattuso.

Mbrojtësi 26-vjeçar është në pritje të debutimit te skuadra e Napolit.

Elseid Hysaj shërohet nga Covid-19

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është rikthyer në Itali.

Shqiptari mungojë që prej kohës kur doli pozitiv në analizat e COVID-19 kur ishte duke përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas Corriere del Mezziogiorno, testi i fundit ka dal negativ dhe lojtari do lejohet të rikthehet të Napoli.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje për skuadrën e Gennaro Gattusos.

Kontrata momentale Hysaj i skadon në qershorin e vitit 2021 dhe ende s’ka rinovuar me “Napolitanët”.

Zbulohet data kur do të luhet Superkupa e Italisë

Periskopi.com Sporti

Superkupa e Italisë që do të jetë e 33-ta me radhë, do të zhvillohet mes Napolit dhe Juventusit në “Mapei Stadium” me 20 janar 2021.

Ndeshja e madhe midis kampionëve në fuqi të Serie A, Juventus dhe fituesve të Kupës së Italisë, Napolit, do të zhvillohet në fushën e Sassuolo këtë dimër.

Me një deklaratë këtë e ka konfirmuar klubi i Napolit,ku  ka zbuluar se ndeshja do të mbahet me 20 janar në “Mapei Stadium”.

Napoli dhe Juventus janë takuar dy herë në Superkupën e Italisë më parë ku të dyja kanë fituar nga njëherë.

Është hera e katërt që Napoli merr pjesë në Superkupën e Italisë dhe e kanë fituar dy herë deri më tani.

Juventus i cili humbi në Finale kundër Lazios në edicionin e kaluar, e ka fituar Superkuën tetë herë dhe ka humbur shtatë në 15 paraqitjet e tyre. 

Amir Rrahmani në bankën rezervë për Napolin sonte në Europa League

Periskopi.com Sporti

Napoli do ta zhvillojë sot ndeshjen e raundit të parë në Ligën e Evropës.

Skuadra italiane takohet me AZ Alkmaar. Klubit holandez i mungojnë disa lojtarë për shkak të COVID-19.

Këtë takim pritej që në formacionin startues të ishte Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i transferuar në janar te Napoli.

Mirëpo, Gennaro Gattuso duket se nuk e preferon qendërmbrojtësin e Kosovës dhe sërish do të jetë në bankën rezervë.

Ndeshja fillon në orën 18:55.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Mertens, Lozano; Osimhen

AZ Alkmaar: Bizot; Svensson, Hatzdiakos, Martins Indi, Wijndal; Midtsjo, Stengs, Koopmeiners; Sugawara, De Wit, Karlsson.