Ekipi që mposhti 6-1 Romën e Mourinhos kishte humbur nga KF Prishtina

Ekipi që mposhti 6-1 Romën e Mourinhos kishte humbur nga KF Prishtina

Roma pak minuta më parë mori një goditje të rëndë në Norvegji, pasi u mposht me rezultatin e thellë [6-1] nga Bodo Glimt në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.

Se kush është kjo skuadër norvegjeze, ua rikujton Periskopi.

Vetëm tre muaj më parë, pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistët e Prishtinës shënuan fitore kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glim me rezultat 2-1.

Ajo ndeshje ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese në UEFA Conference League.

Roma tanimë gjendet në vendin e dytë pas Bodo/Glim në grupin C të ECL’së me 6 pikë të grumbulluara pas 3 ndeshjeve të luajtura.

Shpërndaje në: