Ekipi që mundi Bad News Eagles e fiton turneun më të madh në botë në CS:GO

Periskopi.com Sporti

Organizata e madhe, FaZe Clan ka arritur ta fitojë turneun më të madh në botë në lojën CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

FaZe në finalen e madhe e mposhtën 2:0  në map-a ekipin Natus Vincere (NAVI).

Në map-in e parë, FaZe triumfoi 19:16, kurse në të dytin e pati edhe më lehtë, duke triumfuar 16:10.

Kujtojmë se FaZe e kishte mundur ekipin kosovar, Bad News Eagles në “Legends Stage”, duke ia shkaktuar humbjen e dytë.