Eklent Kaçi, 22-vjeçari shqiptar kampion bote në bilardo

Periskopi.com Sporti

Shqiptari fitoi në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të SHBA, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.

Në finale, 22 vjeçari shqiptar mposhti japonezin Naoyuki me rezultatin 10-6, duke ngritur lart flamurin shqiptar.

Nga triumfi në kampionatin botëror Kaçi fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh. Kujtojmë që në vitin 2018 Eklent Kaçi u shpall Kampion i Botës në bilardo me 9 bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.