“Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund”

“Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund”

Shefi i deputetëvë të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se në mungesë të dorës së shtetit, ekonomia e Kosovës është para bankroti.

Njëherit, Tahiri njoftoi se ka kërkuar që në seancën e radhës, ku pritet të diskutohet për ngritjen e çmimeve, të flitet edhe për masat e nevojshme që duhet ndërmarrur nga Qeveria.

Sipas Tahirit, suspendimi i akcizës së naftës për kohë caktuar, ulja e tatimit në produkte bazike, implementimi i Ligjit të Pagave dhe masat për rimëkëmbje ekonomike janë të nevojshme për të lehtësuar krizën që po kalon vendi. Ndërkaq, Tahhiri theksoi se paga minimale duhet të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve.

Tutje, sa i përket Trustit, Tahiri ftoi deputetët e shumicës të reflektojnë pasi që tërheqja e kursimeve, do ia lehtësonte qytetarëve sado pak krizën.

Në fund, Tahiri tregoi se AAK ka prezantuar dy amandamente: e para, deri në kategorizim, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagën minimale; e dyta, që në ligj, paga minimale të jetë 370 euro neto, për shkak se sipas tij, 250 euro nuk është rritje sepse sot nuk ka pagë nën 250 euro.

Shpërndaje në: