Ekonomist Raçi: Nxënësit e shkollave në Prishtinë po e paguajnë vet sigurimin e shkollave

Ekonomist Raçi: Nxënësit e shkollave në Prishtinë po e paguajnë vet sigurimin e shkollave

Ekonomisti kosovar, Imer Raçi, ka tërhequr vërejtjen e opinionit për një telash mjaft të madh për nxënësit e të paktën tri shkollave në Prishtinë.

Raçi pretendon se sigurimi i objekteve shkollore paguhet nga vet nxënësit.

Bëhet fjalë për “Shkollën e Gjelbër”, ku vlera është 5 euro; Gjimnazin Xhevdet Dota, ku vlera është 6 euro; Gjimnazi Ahmet Gashi ku vlera është 5 euro. Të gjitha këto shkolla ndodhen në kryeqytet, Prishtinë, përcjell Periskopi.

“Unë pajtohem që fëmijët tanë duhet të jene më të sigurt brenda hapësirave të shkollave, mirëpo marrë parasysh që shumë sigurime gjejnë mbështetje nga Buxheti i Kosovës i ndarë për Komuna, pse të mos gjej mbështetje nga ky buxhet edhe sigurimi i të ardhmes tonë, pra nxënësve e kjo nuk duhet të gjej mbështetje nga fondet e vogla te prindërve.” – sugjeron z. Raçi.

Reagimi i plotë:

Ndodh edhe kjo: Sigurimi i objekteve te shkollës paguhet nga nxënësit

Sigurimi i objekteve shkollore patjetër duhet paguar nga nxënësit me paratë të cilat ua kërkojnë prindërve, pasi ata nuk fitojnë të ardhura, pra ngarkohen familjet.

Sigurimi i objekteve shkollore për një nxënës kushton nga 5 Euro e më shumë si:

–              Gjimnazi shoqëror Ahmet Gashi, 5 Euro per nxënës, Prishtinë

–              Gjimnazi Xhevdet Doda, 6 Euro për nxënës, Prishtinë

–              Shkolla e Gjelbër, 5 Euro, Prishtinë

P.s. Llogaritja e sigurimit varion varësisht nga numri i nxënësve

Siguria e fëmijëve tanë është e domosdoshme dhe prindërit ndajnë nga të ardhurat e tyre të vogla që të ndjejnë një siguri për fëmijët e tyre pasi që sot ata janë të rrezikuar nga narkotiket e nga çdo e keqe e cila mund të i shoqëroj dhe devijoj nga këto rrugë.

Unë pajtohem që fëmijët tanë duhet të jene më të sigurt brenda hapësirave të shkollave, mirëpo marrë parasysh që shumë sigurime gjejnë mbështetje nga Buxheti i Kosovës i ndarë për Komuna, pse të mos gjej mbështetje nga ky buxhet edhe sigurimi i të ardhmes tonë, pra nxënësve e kjo nuk duhet të gjej mbështetje nga fondet e vogla te prindërve.

Shkollat duhet të kenë prioritet nga çdo Komunë dhe të kërkojnë ndryshim të linjave buxhetore dhe nxënësit tanë nuk duhet të mendojnë se a kanë prindërit e tyre të ardhura që të financojnë në shkolla si: renovimi i klasave, ndërrimi i perdeve dhe gjëra të tjera që u ngarkohen familjeve tona të varfra.

Imer Raçi – ekonomist

Shpërndaje në: