Ekonomisti kosovar: Është e frikshme kjo rritje e çmimeve të rrymës

Ekonomisti kosovar: Është e frikshme kjo rritje e çmimeve të rrymës

Ekonomisit Imer Raçi ka reaguar pas paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Raçi ka llogaritur faturën e tij të rrymës se muajit të kaluar teksa thekson se në muajin e ardhshëm do të detyrohet të paguaj mbi 11 euro më shumë.

“Në muajin dhjetor unë kam shpenzuar 687 kWh e për këto kWh kam paguar 33.78 euro e ndërsa kjo faturë për kilovatët e njëjtë më nuk më vjen në shumë 33.18 euro, por 44.82 euro, rritje që më preku për kWh e njëjtë hiq më pak se 11.64 euro, pra 35.08%. Subvencionimi i faturës së rrymës përsëri nuk më kthen tek fatura e paguar pa rritje në 33.78 euro, por paguan 38.18 euro që ka një rritje per 4.40 euro, pra 13.03%.”, ka shkruar ai.

Me tej, ai ka kërkuar rritje të pagave pasi që edhe çmimet po rriten çdo ditë.

Postimi i tij:

Çmimi i rrymës po rritet e ne nga varfëria në të cilin jemi po kalojmë në varfëri të skajshme

Në muajin dhjetor unë kam shpenzuar 687 kWh e për këto kWh kam paguar 33.78 euro e ndërsa kjo faturë për kilovatët e njëjtë më nuk më vjen në shumë 33.18 euro, por 44.82 euro, rritje që më preku për kWh e njëjtë hiq më pak se 11.64 euro, pra 35.08%.

Subvencionimi i faturës së rrymës përsëri nuk më kthen tek fatura e paguar pa rritje në 33.78 euro, por paguan 38.18 euro që ka një rritje per 4.40 euro, pra 13.03%.

Shtrohet pyetja se: Sa do zgjatë ky subvencionim dhe a do kthehen faturat me tarifat e pa subvencionuara apo ne do paguajmë faturat me rritje të çmimeve?

Përkundër se Kosova shënoni rritje ekonomike prej 7.1%, kjo rritje nuk u shpërnda në standardin tonë, si duket kjo rritje po kontribuon vetëm në rritjen e çmimeve e neve s’po na mbetet tjetër vetëm të largojmë produkte ushqimore nga sofra jone e varfër për të paguar faturat e rrymës të cilat për pagat tona kanë qenë të papërballueshme edhe për këtë rritje.

A do rriten pagat tona fikse e që janë goditur aq shumë pasi që çmimet e produkteve elementare u rriten rreth 31% dhe çmimi i rrymës (sipas faturës sime sepse kjo derivon sipas kWh të shpenzuara) 35.08% e që në total ne jemi goditur shumë në standardin tonë.

Është e frikshme kjo rrite e çmimeve saqë po na frikëson edhe të qëndruarit në autobusë se deri të arrin konduktori për të marrë paratë për biletë mos po shtrenjtohet çmimi e nuk ke para te mjaftueshme për pagesë.

Kuleta ime për 100 euro ka humbur vlerën e që patjetër duhet rritur paga për të përballuar këto rritje çmimesh.

Shpërndaje në: