Ekonomisti kosovar i bie alarmit: Po rriten edhe çmimet e ilaçeve (barnave)

Ekonomisti kosovar i bie alarmit: Po rriten edhe çmimet e ilaçeve (barnave)

Analisti i mirënjohur ekonomik me emrin Imer Raci ka alarmuar popullin se po rritet edhe çmimi i ilaçeve, duke iu referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK]. 

E gjithë kjo po ndodh në kohën e rritjes së çmimeve, përcjell Periskopi.

Një gjë e tillë pritet të ketë ndikim të madh sidomos te familjet me të ardhura më të ulëta, ashtu siç vëren edhe ekonomisti në fjalë.

Më poshtë keni reagimin e tij të plotë: 

Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë krahasuar Tetor 2020 me Tetor 2021, shkalla e inflacionit ishte 5.7%, ani pse kjo shifër nuk është manipuluese, mirëpo nuk është interpretim i saktë i çmimi i produkteve bazike është rritur shumë më shumë.

Në këtë kohë pandemie sikur nuk mjafton shtrenjtimi i produkteve ushqimore e që sofra jonë do të ketë mangu shumë e shumë ushqime, sipas Entit Statistikor të Kosovës shtrenjtohen edhe ilaçet (Produktet Farmaceutike) me 2.3 %.

Ne do të përballemi nga shtrenjtimi i çmimeve me mungesë produktesh ushqimore e këtë të keqe do e shoqëroj e keqja tjetër nëse kemi probleme shëndetësore do përballemi edhe me mungesë ilaçesh si pasojë e rritjes së çmimeve.

Goditja më e madhe nga kjo rritje e çmimeve për ilaçe është për familjet me të ardhura të ulëta e në veçanti të atyre që marrin pensione pasi pensioni i tyre asnjëherë nuk ka mbuluar nevojat e tyre elementare e edhe ato shëndetësore e çka është më keq atyre u vështirësohet edhe blerja e ilaçeve nga ky inflacion pasi që pensioni i tyre për 144,587 persona është vetëm 100 Euro.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet patjetër të shikoj situatën në tregjet tona dhe krijojnë kushtet që të përfitojnë konsumatorët, bizneset dhe shoqëria në tërësi, gjithmonë duke mbrojtur konkurrencën në treg e jo të lejohet abuzimi sipas pozitave dominuese në treg.

Shpërndaje në: