Ekrem Hyseni: Llapi i legjendës Fadil Vokrri përherë do ta ketë mbështetjen e komunës

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka vizituar stadiumin “Zahir Pajaziti”.

“Nga kryetrajneri Tahir Batatina, u njoftova për mbarëvajtjen e punimeve në stadium dhe angazhimet e skuadrës në ligë. Trajnerin Batatina dhe stafin e tij e urova për sukseset e arritura këtë vit dhe i dëshirova suksese për sezonin e ri”, ka theksuar Hyseni.

“Llapi i legjendës Fadil Vokrri, përherë do ta ketë mbështetjen e Komunës, për ta vazhduar rrugën e sukseseve”, ka potencuar Hyseni.