Ekrem Hyseni premton përkrahje për shoqatën Handikos në Podujevë

Ekrem Hyseni premton përkrahje për shoqatën Handikos në Podujevë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka premtuar përkrahje institucionale për shoqatën Handikos.

Hyseni pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e kësaj shoqate në Podujevë, tha se kjo shoqatë ka nevojë për mbështetje nga Komuna, e këtë tha se do ta kenë posa ta marrë kandidatin e të parit të Podujevës.

“Funksionimi i Handikos është shumë më rëndësi. Ne njihemi si popull solidar dhe solidariteti duhet të jetë në të gjitha sferat dhe me këtë dua të them që njerëzit japin donacione të ndryshme për këto kategori. Por, ajo që unë dua ta premtoj këtu është mbështetja institucionale, nuk duam që njerëzit përmes solidaritetit të tyre t’i vlerësojmë, por duam që institucionet ta vënë dorën në këtë institucion dhe komuna duhet të ju ndihmojë këtyre gjatë gjithë kohës, si në asistencë me profesionistë ashtu edhe me fonde, si dhe me fushata për mbledhjen e fondeve të tjera”, tha ai.

Hyseni ka vizituar edhe bibliotekën e qytetit të Podujevës, me ç’rast tha se kjo bibliotekë pas fitores së tij do të ketë kushte shumë më të mira.

“Këta kanë nevojë vetëm për përkrahje, kjo përkrahje duhet të jetë në disa aspekte, një me fonde për ta shtuar buxhetin për librin dhe dy, duhet t’iu krijojmë kushte më të mira dhe kjo në qendrën multifunksionale do ta ketë vendin e vet, hapësirën e vet për të cilën vërtetë do të na bëjë krenarë të gjithëve”, tha ai.

Hyseni gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me pensionistët dhe të rinjtë e kësaj komune.

Shpërndaje në: