EKSKLUZIVE: Albin Kurti lëshon rrugë, i përfshin sindikalistët në grup pune për projektligjin për Zyrtarët Publikë

EKSKLUZIVE: Albin Kurti lëshon rrugë, i përfshin sindikalistët në grup pune për projektligjin për Zyrtarët Publikë

Sindikatat e Shërbyesve Civilë në një përgjigje për Periskopin kanë treguar se si ka shkuar takimi në Zyren e kryeministrit Albin Kurti më datën 3 dhjetor, e premte.

Nga ky takim, Sindikata është shprehur se epilogu çështjeve do t’i vijë me anë të [sic] dialogut social dhe jo me anë të ndonjë veprimi radikal sindikal.

“Nga takimi u dakordua qe të përfshihen në grupet punuese përfaqësuesit e shoqatave sindikale ne lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë (LZP) dhe Ligjin për Paga.” – thuhet ndër tjerash në përgjigjen për Periskopin.

Nga takimi i Sindikatës në fjalë me Albin Kurtin kanë dalë edhe katër rekomandimeve, prej të cilave edhe përfshirja e tyre në projekt-ligjin për Zyrtarët Publikë, ku Periskopi kishte raportuar se Qeveria po provonte t’i fuste hundtë.

Përfaqësues në këtë takim do të jetë sindikalist Ali Sefaj.

Përgjigja e plotë nga Sindikata:

Procesverbali nga takimi i datës 03.12.2021

Me datën 03.12.2021 përfaqësuesit e shoqatave sindikale të shërbimit civil në nivelit qendror të Republikës se Kosovës u priten nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti qe përmes dialogut social me ju dhënë epilogun të gjitha çështje qe janë vitale për shërbyesit civil.

Nga takimi u dakordua qe të përfshihen në grupet punuese përfaqësuesit e shoqatave sindikale ne lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë (LZP) dhe Ligjin për Paga. Janë ligje jetike për sektorin publik dhe nuk mund të procedohen vetëm sa për të mbushur një agjendë legjislative. Procedimi tutje në formën si është i drafti – Ligji për Zyrtarët Publikë cenon integritetin e shërbimit civil dhe po ashtu Ligji për Paga ka mos-trajtimin e duhur sa i përket koeficienteve, renditjes dhe caktimi e pagës se ndryshme për punë të njëjtë.

Gjitha sugjerimet, vërejtje propozimet do adresohen në mënyrë të hollësishëm në takim me grupin punës nga përfaqësuesi e shoqatave sindikale të shërbimit civil në nivelit qendror të Republikës se Kosovës.

Rritjen e pagave paralel me rritjen ekonomike dhe  statusi i shërbyesve civili në institucioni ku janë fuzionuar ishin pjesë e diskutimit. U diskutuan disa modele si mundësi për rritjen e pagave te shërbyesve civil por kjo mbetet qe në takimin e radhës të qartësohet me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve qe krahas rritjes ekonomike të rritet edhe paga për vitin e ardhshëm.

Andaj nga takim rezultuan këto rekomandime

  • Përfshirja ne grupin punës ne projekt-Ligjin për Zyrtarët Publikë (LZP) para procedimit për miratim ne Qeveri (përfaqësues nga sindikata e shërbyesve civil Ali Sefaj)
  • Përfshirja ne grupin punës ne projekt-Ligjin për Pagat (përfaqësuese nga sindikata e shërbyesve civil Arlinda Bajraj)
  • Takimi për rritjen e pagave te shërbyesve civil krahas rritjes ekonomike me z. Hekuran Muratin, Ministër i Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve (përfaqësohet nga sindikata e shërbyesve civil Imer Raçi dhe Driton Xhafa) para 22 Dhjetorit
  • Fuzionomi i institucioneve përfaqësues nga sindikata e shërbyesve civil

Në ditët në vazhdim mirëpresim epilogun e dialogut social për gjitha temat dhe çështje e lartcekura.

 

Shpërndaje në: