EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Gani Jakupi merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës. Ai jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’. *** Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, nuk i […]

***

Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, nuk i janë dashur as dy javë për ta gjetur një ‘super-konsulent’ me emrin Gani Jakupi për ta këshilluar Ambasadën e Kosovës në Bruksel, lidhur me çështje që kanë të bëjnë kryesisht me diplomacinë publike dhe kulturore.

Në qershor të këtij viti, Ministria e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi të cilin e posedon Periskopi dhe mund t’i shihni më poshtë, ia ka deleguar kompetencat e negociimit të një kontrate për ‘super-konsulentin’, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, z.Agron Bajrami.

 

 

Eksperti do të gjendej shpejt. Quhet Gani Jakupi dhe jeton në Barcelonë të Spanjës.

Paguhet nga buxheti i Kosovës, hiç më pak se 7,500 euro në muaj ose 90.000 euro për një vit. Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.

Për ta gjetur konsulentin, Ministria e Jashtme kishte hapur ofertë më 13 qershor 2023 dhe dy ditë më vonë, pra më 15 qershor 2023, Komisioni vendos të mblidhet për ta përfunduar procesin e vlerësimit (të kandidatit, v.j).

 

Katër ditë më vonë, më 19 qershor 2023, Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi, ia delegon kompetencat për këtë proces, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, z.Agron Bajrami (shih vendimin më lart). 

Ky i fundit, nëpërmjet vendimit të MPJ-së, të datës 19 qershor 2023, merr kompetencën që i delegohet për super-këshilltarin dhe të nesërmen, më 20 qershor 2023, lidh kontratë me Gani Jakupin – që sipas saj, referohet si ‘Konsulent i Jashtëm për Çështje Kulturore dhe Mediatike’.

(Kontrata) 

Periskopi ka pasë informacione muaj më parë për kontratat e majme që Ministria e Jashtme ka lidhur me disa persona – për çështje të kësaj natyre – si në këtë hulumtim dhe për të njëjtën temë, një muaj më herët ka kërkuar qasje në dokumente publike (ashtu siç e lejojnë dispozitat e ligjit Ligjit Nr. 06/L-081) lidhur me kontratat në fjalë.

Prej atëherë e deri sot, nuk kemi një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Por e kemi një prej kontratave, si kjo e z.Gani Jakupi.

(Aneksi i kontratës) 

Çka ka me punu Gani Jakupi për 7,500 euro rrogë mujore?

Kontrata pesë faqëshe, që përmban pjesën kryesore me tri fletë dhe dy me një aneks-kontratë, e obligon z.Gani Jakupin qe merr 7,500 euro pagë mujore nga Kosova, që të angazhohet kryesisht në: takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh, etj.

Përveç pagës mujore, Jakupit i mbulohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë, shumën e të cilave, Periskopi nuk ka arritur ta sigurojë, por kontrata e specifikon mbulueshmërinë e këtyre shpenzimeve.

Detaje nga kontrata dhe aneksi i saj për super – konsulentin

kontratën bazë, Gani Jakupit i përcaktohet fushë-veprimtaria e takimeve me gazetarë e artistë në shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.

Por në aneksin e kontratës, i zgjerohet edhe pak kjo fushë-veprimtari dhe i caktohet edhe: Brukseli e Parizi (siç shkruhet gabimisht aty, kryeqyteti francez: Parisi).

Pasi konsulenti Jakupi duhet ta marrë mundin të dalë pak nga shtetet e Beneluksit, atij i caktohet që në muajt korrik/gusht, të koncentrohet në Paris.

Në të gjitha këto, shih kontratën (aneks), Jakupi ka këto punë: takime me gazetarë, drejtorë galerish.

Por, pasi Gani Jakupi të ketë kryer ca punë nëpër Paris, aneksi i kontratës, i thotë atij që në gjashtëmujorin e parë, ‘krejt Franca është e tij’ – për të kryer punë.

Shih fjalinë në kontratë: ‘Francë, në përgjithësi’.

Kush është Gani Jakupi – Konsulenti që i kushton shtetit të Kosovës 7 mijë e 500 euro në muaj?

Referuar të dhënave online dhe intervistave të z.Jakupi për mediume të ndryshme shqiptare (televizione dhe media online), Gani Jakupi është i njohur në fushën e romanit grafik, stripit, muzikës xhaz dhe gazetarisë.

Ai është aktiv në rrjetin social ‘X’, aty ku vërehen edhe disa mesazhe mbështetëse për kryeministrin Albin Kurti, si ky i fundit më poshtë, rreth Zajednicës.

S’di a realizohet a jo “Zajednica”, ama po get që do-dove prej shqiptarëve t’Kosovës po iu bahet vonë!

Tutna që as sërbtë nuk e presin me kaq padurim…
🤦🏻‍♂️ pic.twitter.com/0quOPMsVgR

— Gani Jakupi (@GaniJakupi) November 16, 2023

Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, paga e një ambasadori të Kosovës, është 1 mijë e 344 euro. Këshilltari e ka pagën 882 euro. Konsulli e ka pagën 798 euro, zëvendës konsulli e ka koeficientin 7.2 dhe paguhet 756 euro, ndërsa agjenti- Konsullor paguhet 609 euro. Të njëjtën pagë dhe koeficient ka edhe atasheu.

Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, në vazhdimësi ka qenë në qendër të kritikave për punën e dobët. Madje edhe vetë brenda Ministrisë, kanë shpërthyer pakënaqësi ku veçojmë të fundit para një jave, atë të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, e cila e ka përshkruar si  ‘alarmante situatën në Ministrinë e Jashtme’.

Kjo Ministri, e cila paguan 7,500 euro në muaj, këshilltar për takime me media e gazetarë të Parisit dhe Brukselit, nuk ia ka arritur ta shkruajë as një raport kredibil madje as për agresionin e Serbisë në Kosovë më 24 shtator.

Republika e Kosovës, nuk e ka asnjë njohje që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes së diplomacisë nga Donika Gërvalla. Izraeli është shteti i fundit që e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020./Dafina Demaku/ Periskopi/ 

Të ngjashme
Numërimi i votave për kandidatët, Ardian Gjini e kalon Ramush Haradinajn në listën e AAK-së

Numërimi i votave për kandidatët, Ardian Gjini e kalon Ramush Haradinajn në listën e AAK-së

Numërohen 10% e votave, 10 më të votuarit e LDK-së

Numërohen 10% e votave, 10 më të votuarit e LDK-së

Kandidatët më të votuar të PDK-së, pas 9% të votave të numëruara

Kandidatët më të votuar të PDK-së, pas 9% të votave të numëruara

Numërohen 9% e votave, 10 më të votuarit e LVV

Numërohen 9% e votave, 10 më të votuarit e LVV

Mbi 7% e votave të numëruara, ka ndryshime në top 10-shen e PDK-së

Mbi 7% e votave të numëruara, ka ndryshime në top 10-shen e PDK-së

Numërohen rreth 6% e kutive, dhjetëshja e parë e LDK-së “rrit” diferencën

Numërohen rreth 6% e kutive, dhjetëshja e parë e LDK-së “rrit” diferencën

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Çfarë është 'Ishulli Kushner' dhe pse po protestojnë shqiptarët për të?

Çfarë është 'Ishulli Kushner' dhe pse po protestojnë shqiptarët për të?

BE mesazh Kurtit dhe liderëve të partive politike:  Koha për kompromis dhe institucione stabile

BE mesazh Kurtit dhe liderëve të partive politike: Koha për kompromis dhe institucione stabile

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK

Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani