Ekskluzive: FFK në bisedime me disa Kombëtare për një miqësore, këta janë kundërshtarët potencialë

Ekskluzive: FFK në bisedime me disa Kombëtare për një miqësore, këta janë kundërshtarët potencialë

Federata e Futbollit të Kosovës është aktualisht në bisedime me disa Kombëtare për të zhvilluar një miqësore para ndeshjes kualifikuese për Kampionat Botëror, kundër Suedisë.

Ndeshjen kundër Suedisë ‘Dardanët’ e zhvillojnë më 28 mars, por para kësaj, është e nevojshme të zhvillohet një takim miqësor, shkruan Periskopi.

Kjo është shumë e natyrshme, marrë parasysh faktin se futbollistët nuk janë grumbulluar një kohë të gjatë dhe, për t’i marrë këmbët, janë të nevojshme ndeshjet e tilla.

Burime të Periskopit brenda FFK-së kanë zbuluar se kanë filluar bisedimet me disa Kombëtare.

Bernard Challandes ka kërkuar kundërshtarë të nivelit të Lihtenshtajnit, Lituanisë, Luksemburgut etj.

Nuk është përjashtuar mundësia që ndonjëra nga Kombëtaret e lartpërmendura të luajë kundër djelmoshave të Challandesit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: