Ekskluzive/ flet Mustafi: Dua që rekordi im të vazhdojë ende
Që nga transferimi tij në klubin londinez, mbrojtësi gjerman është paraqitur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet për ‘topqinjtë’, duke fituar 16 prej tyre dhe barazuar vetëm 6.
Mungesa e tij në dhjetor ishte ndjerë nga Arsenali pasi u humbi dy ndeshje radhazi kunder Manchester City dhe Everton, dhe Mustafi zbuloi për Sky Sports se frika ndaj humbjes është ajo që e ndihmon të ecë përpara në karrierën e tij.
“Unë shpresojë se do të mbajë këtë satistikë deri në fund të sezonit” , tha ai.
“Do të jetë e vështirë por unë shkojë ndeshje për ndeshje dhe tentojë të jap maksimumin dhe të përparojë, dhe atëherë rezultatet nuk do të mungojnë”
“Kur unë humbas nganjëherë nuk shkojë në shtëpi fare dhe qëndrojë në hotel, sepse nuk dëshirojë të dëgjojë asgjë rreth asaj humbje. Por unë jam më i lumtur për personat tjerë se sa unë vet që nuk kam humbur ende.
“Kur unë startojë ndeshjen nuk mendojë për humbjen, unë jam aty sepse dua të fitojë. Nëse bëjë diçka e bëjë si duhet, unë jam një futbollist sepse dua të përparojë dhe të fitoj ndeshje”.
Arsenali është në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës para takimit të së martës me Watford, por tetë pikë larg liderit Chelsea.
Pavarësisht garës për të përfunduar në top 4-she këtë sezon, Mustafi insiston se Arsenali është i fokusuar vetëm të fitojë ndeshjet e veta se sa të mendojë për rezultat e të tjerëve.
“Ne nuk jemi duke menduar shumë për të tjerët dhe se çfarë po bëjnë ata, në fund ju duhet të shikoni se çfarë jeni duke arritur si ekip. Ne në javët e ardhshme kemi ndeshje të mëdha dhe duhet të shkojë ndeshje pas ndeshje”, tha Mustafi.

Shkodran Mustafi duke festuar golin e tij me Alex Burnley ndaj Burnley
“Ne e dime se Premier Liga nuk është e lehtë, të gjitha skuadrat dinë si të mbrohen dhe të sulmojnë në kunder-sulme. Çuditërisht ju jeni duke shikuar të tjerët por edhe duke lëshuar pikë gjithashtu, pra është e rëndësishme të shikoni vetën dhe të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë”.
Ardhja e Mustafi në verë nga Valencia e bëri Gjermanin e tretë në skuadër së bashku me Mesut Ozili dhe Per Mertesacker, dhe ai e pranoi se duke e ditur se bashkëkombësit e tij janë që një kohë në skuadër e ka bërë adaptimin e tij më të lehtë në Premier Ligë.

Mustafi në duel me Nathan Redmond
“Është një gjë e mirë sepse kam mundur të flasë me ata dhe ata më kanë treguar disa gjëra rreth klubit, tha ai. “Ata mund të flasin dhe të ndihmojnë: ‘ Unë e di se ki njohuri për këtë gjë por në Angli është pakëz më ndryshe’. Dhe kjo të ndihmon shumë.
“Kur unë u futa në ekipin e kombëtares Mertascker ishte pensiounuar, pra ne kurr nuk kemi lujtuar bashk më herët. Unë e njoh Per, por më e mirë e njohë Mesut Ozilin për shkak se ende jemi duke luajtur së bashku.
“Por ne kemi një skuadër të mirë dhe është e lehtë të flasësh me të gjithë lojtarët aty sepse të gjithë janë njerëz të mirë”, përfundoi Mustafi.



