Ekskluzive: Fshehu 150 milionë euro, Ronaldo rrezikon të përfundojë pas hekurave

Ekskluzive: Fshehu 150 milionë euro, Ronaldo rrezikon të përfundojë pas hekurave

Sipas gaetave spanjolle, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personal. Agjencia Tatimore e Spanjës tashmë ka filluar hetimet ndaj Ronaldos, i cili thuhet se ka fshehur të ardhurat nga reklamat që nga vitin 2009.

Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe.

74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.

Në këtë mënyrë, Ronaldo i ka paguar taksave një shifër minimale nga të ardhurat stratosferike, ndërsa përllogaritet që i ka fshehur tatim-taksave rreth 150 milionë euro.

Shpërndaje në: