Ekskluzive: Leart Paqarda konfirmon rikthimin te Kosova pas largimit të Challandesit

Ekskluzive: Leart Paqarda konfirmon rikthimin te Kosova pas largimit të Challandesit

Bernard Challandes i dha fund aventurës së tij si trajner i Kombëtares së Kosovës.

Ishte më shumë shkarkim se dorëheqje apo ndarje rrugësh me marrëveshje të dyanshme, sic e konfirmoi vetë zvicërani me gatishmërinë e tij për t’u mos u pajtuar me vendimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, në konferencën e përbashkët ku u konfirmua lajmi për largimin e tijm shkruan Periskopi.

Një njeri i cili duhet të ketë qenë i ngazëllyer me këtë lajm është padyshim Leart Paqarada.

Mbrojtësi i krahut ishte tërhequr nga Kombëtarja në prill të këtij viti dhe kishte thënë se nuk luan sa të jetë Challandes trajner.

Tash, pas shkarkimit të tij, Periskopi ka kontaktuar me të dhe ka marrë konfirmimin se është i gatshëm t’u ribashkohet ‘Dardanëve’, nëse ftohet nga trajneri i ri.

”Learti, në qoftëse e fton trajneri i ri, është i gatshëm t’i bashkohet Kosovës, sa e njoftova për pyetjen,” u shpreh fillimisht babai i futbollistit, Shukriu për Redaksinë e Sportit të Periskopit.

I pyetur si e priti lajmin e shkarkimit të Challandes, Learti u përgjigj përmes babait të tij: ”Kur të ndërrohet trajneri i bie që s’ka pas rezultate të mira, dmth normal që më vjen keq.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: