Ekspertë nga Shqipëria e Zvicra për autopsinë e Deharit

Ekspertë nga Shqipëria e Zvicra për autopsinë e Deharit

Kjo, sipas Molliqajt, me kërkese të familjes dhe për shkak të deklaratave kontradiktore të organeve përgjegjëse.

“Na po kërkojmë që për shkak të krejt kësaj që ndodhi, deklaratave të çuditshme dhe kontradiktore prej instituciioneve që në momentin kur ndodh autopsia të kemi ekspertë edhe nga jashtë.  Sipas të gjitha gjasave do të ketë ekspertë edhe nga Shqipëria edhe nga Zvicra”, theksoi Molliqaj.

Molliqaj ka mohuar pretendimet se vdekja e Astrit Deharit do të mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shqetësim i tij emocional, me vetëdijen e tij.

Sipas Molliqajt, analizat që Dehari kishte kryer në burg konfirmuan gjendjen e tij të mirë shëndetësore.

“Astriti ka studiu mjekësi dhe ka qenë i kujdesshëm sa i përket cështjeve shëndetësore. Ai ka ba një kërkesë që lejohet në burg për të pa si është gjendja në të gjitha aspektet shëndetësore. Kanë rezultu të gjitha që janë në vlera normale dhe pa asnjë problem. Nuk ka pasë asnjë medikament as qetësues që përdoren në burrgje. Të gjitha këto janë zyrtare”, ka theksuar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: