Ekspertët thonë se presidenti po e shkel Kushtetutën

Ekspertët thonë se presidenti po e shkel Kushtetutën

Ekspertët kushtetues dhe analistët politikë vlerësojnë se presidenti Hashim Thaçi me t’u përfshirë në dialogun e Brukselit po bën shkelje të Kushtetutës. Sipas tyre, bisedimet e tilla nuk janë në mandatin e të parit të shtetit, por këtë po e bën vetëm për të mbetur relevant në skenën politike të vendit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me rastin e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi, respektivisht në takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” ekspertët kushtetues, sipas të cilëve, ky veprim bie ndesh me kompetencat e tij si president, shkruan “Zeri”. 

Me përfshirjen e presidentit në bisedime në Bruksel nuk pajtohen as përfaqësuesit e partive politike, përderisa analistët politikë vlerësojnë se Thaçi me një veprim të tillë po synon të faktorizohet.

Shpërndaje në: