Eksperti bullgar i komunikacionit: Autobusi nuk do duhej të merrte flakë pas aksidentimit

Eksperti bullgar i komunikacionit: Autobusi nuk do duhej të merrte flakë pas aksidentimit

Sipas të gjitha gjasave, gabimi njerëzor me kombinimin e problemeve teknike çoi deri tek marrja flakë e autobusit, sepse edhe nëse autobusi është përplasur, nuk do duhej të kishte marrë flakë.

Kështu ka thënë për mediumin BNR, Bogdan Milçev nga Instituti për Siguri Rrugore pas aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës, raportojnë mediet bullgare.

Megjithatë, Milçev theksoi se shenjat rrugore në Bullgari nuk i plotësojnë kërkesat rregullatore për reflektimin e dritës.

“Disa qeveri radhazi refuzojnë të merren me problemet që lidhen me shënjimin në rrugët tona. Shenjat në Bullgari nuk i plotësojnë kërkesat normative për reflektimin e dritës. Drejtuesit e veturave tensionohen dhe lodhen më shpejt. Kur ndodh kjo, gabimet janë më të shpeshta”, ka shtuar Milçev.

Ai shtoi se raportohet për shumë aksidente të rënda në zonë.

Shpërndaje në: