Eksplodimi i djeshëm në Fushë Kosovë: Policia njofton popullin

Eksplodimi i djeshëm në Fushë Kosovë: Policia njofton popullin

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar popullin në lidhje me shpërthimin e djeshëm në Fushë Kosovë që shqetësoi qytetarët.

Policia ka njoftuar se ky shpërthim ka ndodhur në orën 5 e 50 të mëngjesit nga një granatë dore.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar dy vetura, dhe xhamat e një lokali tjetër dhe të një banese.

Lajmi i mirë është se nuk raportohet për persona të lënduar, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë, 29.11.2021 – 05:50. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasoj, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore. Nuk raportohet për persona të lënduar.   Me urdhër të prokurorit rasti është inicuar si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

Shpërndaje në: