Eksplodon shtëpia në Prishtinë, plagoset një grua

Eksplodon shtëpia në Prishtinë, plagoset një grua

Një bombol i gazit ka eksploduar në një shtëpi në lagjen Velania të Prishtinës, raporton një lexues i Express.

Për pasojë lëndime trupore ka pësuar një grua dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas pamjeve të dërguara shihet se nga eksplodimi kanë ndodhur edhe dëme materiale.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe  dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci i Policisë.

Shpërndaje në: