Ekstradohet nga Greqia, shqiptari i dënuar me 18 vjet burg për vrasje në Tiranë
Një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Greqia. Bëhet fjalë për shtetasin Kudret Shametaj, 55 vjeç, ekstradimi i të cilit u realizuar ng specialistët e Interpol Tirana.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt Shqipërisë./TCh/



