“El Clasico” në muajin e ardhshëm, caktohet data dhe vendi për përballjen mes rivalëve nga Spanja

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen mes vete në kuadër të përgatitjeve para-sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“El Clasico” do të zhvillohet më 23 korrik në stadiumin “Allegiant” në Las Vegas. Ky stadium ka kapacitet prej 65 mijë ulëseve.

Barcelona më 19 korrik do të luajë me Inter Miamin, më 26 korrik me Juventusin, kurse më 30 korrik me New York Red-Bulls.

Ndërsa, Real Madridi më 26 korrik do të takohet me Club American dhe me Juventusin më 30 korrik me Juventusin.