Elbasan Rashani pas zyrtarizimit si lojtar i Clermont: Do të jap gjithçka nga vetja

Elbasan Rashani pas zyrtarizimit si lojtar i Clermont: Do të jap gjithçka nga vetja

Elbasan Reshani nga edicioni i ardhshëm do të luajë në kampionatin elitar të Francës, pasi ka nënshkruar me klubin e u promovua në Ligue 1, Clermont Foot 63.

Rashani me Clermont ka nënshkruar për dy sezone, ndërsa shpreson ta jap më të mirën për këtë klub.

“Jam i lumtur që jam këtu, është një sfidë e madhe për mua. Atmosfera është shumë pozitive në klub pas suksesit të vitit të kaluar, kjo më motivon të bëj gjëra të mëdha”.

“Edhe ky sezon duhet të jetë i suksesshëm. Ambicia ime është të bëj gjithçka që klubi të jetë në vendin e duhur”, ka thënë Rashani për ueb faqen e klubit.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby, Rosenborg, Odd dhe Erzurumspo.

 

Shpërndaje në: