Elefanti vret gruan në Indi dhe kthehet në funeral për ta shkelur

Elefanti vret gruan në Indi dhe kthehet në funeral për ta shkelur

Një elefant ka shkelur për vdekje një grua para se të rikthehej disa ditë më vonë për ta shkelur kufomën e saj në funeral, shkruan Expressi britanik, përcjell Periskopi.

Elefanti i egër vrau një grua 70-vjeçare të enjten. Megjithatë, vetëm disa ditë më vonë, kafsha e njejtë u rikthye teska familja ishte duke i bërë lutjet e fundit.

Maya Murmu, 70-vjeçare, ishte duke marrë ujë nga një pellg në shtetin Odisha, në Indinë lindore, kur elefanti u shfaq.

Policia lokale tha se Murmu ishte dërguar në spital ku ndërroi jetë për shkak të lëndimeve.

Raportimet lokale treguan se anëtarët e familjes u mblodhën për funeral dhe ishin në mesin e riteve kur elefanti i njejtë u shfaq.

Raportohet se pastaj elefanti tërheqi trupin e viktimës nga arkivoli dhe shkeli përsëri mbi të.

Familja ishte në gjendje të vazhdonte me ceremoninë pas largimit të tij.

Është e paqartë nëse kafsha lëndoi ndonjë ta pranishëm në funeral.

 

Shpërndaje në: