Eliminohet Prishtina, Trepça ’89 është në gjysmëfinale

Eliminohet Prishtina, Trepça ’89 është në gjysmëfinale

Kandidati kryesor për fitimin e Kupës së Kosovës, Prishtina është eliminuar në fazën çerekfinale. 

‘Bardhekaltërit’ u mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri pas ekzekutimit të penalltive (4-5), pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan pa gola.

Më të saktë u treguan mitrovicasit që shënuan nga pika e bardhë nëpërmjet Renato Hyshmeri, Elton Basriu, Ylber Maloku, Gëzim Rusi dhe Franck Herman. Orges Gava dështoi për Trepçën ’89.

Për Prishtinën shënuan Armend Thaqi, Alen Jasharoski, Ergyn Ahmeti dhe Mario Morina, ndërsa dështuan Armend Dallku dhe Arbër Hoxha.

Trepça ’89 i bashkangjitet Feronikelit, Ballkanit dhe Vëllaznimit në gjysmëfinalet e këtij edicioni të Kupës së Kosovës. /Periskopi/

Shpërndaje në: