Eliminohet xhudisti japonez që përfaqëson Kosovën nga Grand Slami i Budapestit

Eliminohet xhudisti japonez që përfaqëson Kosovën nga Grand Slami i Budapestit

Xhudisti nga Japonia, Shigeki Nakamura, i cili ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, është eliminuar nga ‘Grand Slami’ i Hungarisë.

Nakamura është eliminuar në raundin e dytë, nga xhudisti slloven, Adrian Gomboc.

Në raundin e parë, Nakamura ia doli ta mposhte xhudistin nga Togo, Adebayo Frederic Olympio.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të garojë edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi.

Shpërndaje në: