Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter: Mund të ktheheni, por me një kusht

Elon Musk – gazetarëve që i largoi nga Twitter:  Mund të ktheheni, por me një kusht

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, u ka ofruar mundësinë e rikthimit në platformë disa prej gazetarëve të cilët ai i ndaloi në Twitter, vetëm nëse ata i fshijnë statuset për të cilat ai në mënyrë të rreme pretendonte se ndanin vendndodhjen e tij “të saktë në kohë reale”.

Ky vendim i Musk erdhi pasi ai postoi një sondazh në profilin e tij personal i cili përfundoi të premten në mbrëmje me 59 për qind të pjesëmarrësve që votuan në favor të rikthimit të menjëhershëm të llogarive.

Musk kishte ndaluar të enjten Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post. Gazetari progresiv i pavarur Aaron Rupar, ish-prezantuesi i MSNBC Keith Olbermann dhe kolumnistja e Insider Linette Lopez u ndaluan gjithashtu, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e dhanë verdiktin”, shkroi Musk të premten mbrëma pas sondazhit të tij, duke u zotuar të rivendoste llogaritë që ai kishte akuzuar në mënyrë të rreme për ndarjen e vendndodhjes së tij “të saktë në kohë reale”.

Por ndërsa llogaritë u bënë të shikueshme publikisht të shtunën, gazetarëve në fakt iu ndalua të postonin derisa të fshinin postimit për të cilat Musk kishte pretenduar se shkelnin rregullat e Twitter.

Në të kaluarën, Twitter kishte kërkuar heqjen e statuseve të cilat shkelnin rregullat në mënyrë që përdoruesit të rifitonin qasjen në llogaritë e tyre, por gazetarët në këtë rast kundërshtojnë fuqishëm se postimet e tyre shkelnin rregullat e Twitter.

O’Sullivan dhe Harwell të shtunën në mëngjes i thanë CNN se nuk kishin rënë dakord të fshinin postimet në Twitter dhe në vend të kësaj zgjodhën një opsion për të apeluar vendimin.

“Është gazetari,” shkroi Harwell në apelin e tij, një kopje e së cilës iu dha CNN. Harwell shtoi se statusi i tij nuk përfshinte një “link me informacionin privat të askujt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kica thumbon Haxhiun: Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi Avdullah Hotin, tash s’paska kredibilitet

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se për ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Gjykata…

Policia sekuestron 3 armë në rajonin e Prishtinës dhe arreston tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e Kosovës njofton se ka hetuar 3 raste brenda rajonit të Prishtinës ku ka…

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse i ka nisur keq kualifikimet për Euro 2024 me dy…

Eman Rrahmani gjatë intervistës së Kurtit: Në vend të rrenave të hijshme, popullit t’ia tregojmë të vërtetën

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thumbuar të parin e Qeverisë për intervistën që ka…

Grida Duma krahason sulmin mbi Top Channel me bombardimet e NATO-s në Serbi

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top…

Keisi zbulon sekretin e saj: Isha e dashuruar me Lorencin

Historia e Keisit dhe Lorencit në shtëpinë e “Big Brother Vip” është kthyer në një…

Real Madrid kërkon shërbimet e mbrojtësit të Chelsea, Reece James

Real Madrid është duke u përgatitur për merkaton e verës dhe si rrjedhojë po ndjek…

Mbi 17 milionë euro janë borxhe të faturave të ujit nga veriu i Kosovës

Në pjesën veriore të Mitrovicës Serbia për një kohë të gjatë ka nxitur serbët ta…