Elon Musk prezanton robotin humanoid, do të jetë në shitje pas disa vitesh me kosto të ulët

Elon Musk prezanton robotin humanoid, do të jetë në shitje pas disa vitesh me kosto të ulët

Miliarderi teknologjik Elon Musk ka prezantuar prototipin më të fundit të një roboti humanoid që po zhvillohet nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.

Optimus u shfaq në skenë në një event të Silicon Valley, ku bëri me dorë audiencën dhe ngriti gjunjët.

Njerëzve iu shfaq një video e Optimus duke kryer detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike, përcjell Periskopi.

CEO tha se roboti është në proces pune, por mund të jetë në shitje për publikun pas disa vitesh.

Robotët e tregut masiv të Tesla-s do të testohen duke punuar në fabrikat e makinave, thonë inxhinierët e kompanisë.

Musk tha se robotët do të prodhohen masivisht, me një kosto më të ulët se 20,000 dollarë (17,900 £) dhe do të jenë të disponueshëm në tre deri në pesë vjet.

Shefi i Tesla-s foli për “një të ardhme me bollëk” përpara.

“Është me të vërtetë një transformim themelor i qytetërimit siç e njohim ne,” tha ai./Periskopi.

 

Shpërndaje në: