Elsa dhe Anna kthehen në “Frozen 2”

Elsa dhe Anna kthehen në “Frozen 2”

Në vitin 2013, zemrat e fëmijëve dhe të moshuarve i pushtoi aventura e animuar e Disney “Frozen”. Filmi ka fituar shumë çmime nga të cilat dy Oscarë, një për filmin më të mirë të animuar dhe një për këngën origjinale “Let It Go” të cilën e kënduan si të vegjlit ashtu edhe më të moshuarit.

Kanë kaluar 6 vjet dhe së shpejti vjen edhe vazhdimi, ndërsa tani është prezantur edhe posteri dhe trileri.

Ajo që mund ta vërejmë në posterin e parë është se ajo duket pak më serioze gjë që është për t’u habitur, sepse audienca të cilës i pëlqeu Frozen në vitin 2013 tani është pak më e vjetër. Pyetja është nëse audienca e cila në atë kohë e adhuronte këtë film do ta shikojë vazhdimin për shkak të nostalgjisë apo tashmë ndihen tepër të rritur për të, por kjo nuk dihet kurrë me vazhdimet e animuara, shkruan KOHA Ditore.

Si një shembull pozitiv e kemi “Wreck-It Ralph” nga viti 2012, i cili në gjithë botën i fitoi 471 milionë dollarë ndërsa vazhdimi “Ralph Breaks the Internet” vitin e kaluar (gjithashtu gjashtë vjet më vonë) ka arritur sukses më të mirë me 529 milionë dollarë. Besojmë se vazhdimit të “Frozen” megjithatë nuk do t’i mungojë publiku sepse karakteret e Elsës dhe Annës janë ende shumë të popullarizuara.

Shpërndaje në: