Elseid Hysaj e pranon gabimin: Do të bëj një analizë me veten time

Elseid Hysaj e pranon gabimin: Do të bëj një analizë me veten time

Mbrëmë është mbyllur me zhgënjim në Tel Aviv. Izraeli na fundos në fund të grupit me fitoren 2-1. Ndeshja nis me një rast të pastër nga Armando Broja, i cili gabon një për një me portierin.

Izraeli pati rastet e veta në pjesën e parë, ndërsa në minutën e fundit ishte Broja i cili sërish dështon ballë për ballë portierit.

Pjesa e dytë nis me festën izraelite. Vetëm 40 sekonda nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës dhe Vajsman shkund rrjetën. Kuqezinjve u mungon kthjelltësia pas disavantazhit, prandaj Reja ndërhyn me zëvendësimet.

Uzuni hyn nga stoli dhe për një moment merr rolin e heroit. Sulmuesi beratas konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, teksa në minutën e 86 realizon një gol për kornizë me topin që gjendej ende në ajër.

Por festa i lë shpejt vendin trishtimit. Veseli flak në kosh magjinë e Uzunit, teksa bën një gafë amatoreske në zonë. Mbrojtësi i Beneventos nuk koordinohet dot me topin dhe ngatërrohet me këmbët e tij. Topi mbetet në zonë dhe Izraeli kalon sërish në avantazh. Festa i takon e gjitha izraelitëve, të cilët siguronë vendin e parë në grup dhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve.

Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport”:

Hysaj: “Nga gabimet individuale kemi pësuar, si unë dhe të tjerë. Kemi bërë gjithmonë nga këto gabime individuale që na penalizojnë. E filluam mirë me katër mbrojtës, por pasi po na vendosnin në vështirësi, u kthyem me pesë në mbrojtje. U treguam se dimë të luajmë dhe mund ta fitonim ndeshjen. Nuk ndihem mirë. Do të bëj një analizë me veten time për këto gabime që bëra dhe të jem gati për ndeshjen tjetër”.

Shpërndaje në: