Elvana Gjata kaloi kohë me Dua Lipën dhe familjen e saj, ka edhe disa fjalë të mëdha për të

Elvana Gjata kaloi kohë me Dua Lipën dhe familjen e saj, ka edhe disa fjalë të mëdha për të

“Sunny Hill Festival”, u mbajt për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ky festival do të mbahet për herë të parë edhe në Tiranë.

E me këtë rast, edhe Dua Lipa po qëndron në vend, pasi ajo dhe babai i saj, Dugagjin Lipa, janë organizatorët e festivalit.

Elvana Gjata e cila gjithashtu ka performuar në “Sunny Hill”, ka kaluar kohë me Duan dhe familjen e saj.

Ajo tregoi përmes ‘Instagramit’ se e takoi artisten e famshme botërore dhe pati fjalë të mëdha për të.

Elvana e falënderoi Duan për festivalin “Sunny Hill” dhe tha se të gjithë janë krenarë me të.

Shpërndaje në: