
Eman Rrahmanit i hakohet faqja, prej aty tash mund të bleni veshje nga kinezët
Faqja zyrtare në Facebook e deputetit të Vetëvendosjes, Eman Rrahmanit është hakuar.
Në faqen zyrtare të tij, kinezët po bëjnë “lëmsh” profilin e tij duke postuar shitje online të veshmbathjeve.
Faqja me mbi 30 mijë ndjekës e Rrahmanit nuk ka më mesazhe politike, por që vazhdon të jetë faqe aktive në “duart e kinezëve”.