Emërimi i ministrit: Haxhi Avdyli thotë se prej orës 10 kur e ndërroi foton e profilit është duke punuar

Emërimi i ministrit: Haxhi Avdyli thotë se prej orës 10 kur e ndërroi foton e profilit është duke punuar

Haxhi Avdyli, deputeti i njohur i Listës Vjosa, ka folur për herë të parë pasi u zbulua se ministër i ri do të jetë Rifat Latifi e jo ai.

Ai ka treguar se prej orës 10 pasdite është duke punuar në “harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera”.

Kujtojmë që pesë orë më parë, rreth orës 10, Haxhi Avdyli e kishte ndërruar fotografinë e profilit të tij në Facebook.

Ai kishte vënë një foto ku duket si civil, pa logo të partisë së tij “Guxo”, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e  inspekorateve e akter tjerë, nga ora 10 deri pasdite po  punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe  plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e rradhës. Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017 ,kur është aprovuar ligji për kundervajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021.

 

Shpërndaje në: