Emigrimi ka zvogëluar numrin e banorëve në Kosovë

Emigrimi ka zvogëluar numrin e banorëve në Kosovë

Emigrimi i qytetarëve gjatë vitit 2015, e ka zvogëluar numrin e përgjithshëm të popullsisë në Kosovë

Kështu thuhet në një raport të ri Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Edhe pse kishte shtim natyror, popullsia e Kosovës është zvogëluar.

“Numri i personave që kishin imigruar (ardhur) në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 18,862  banorë, derisa numri i emigrantëve (të larguar) kosovarë ishte  74,434  banorë dhe bilanci i migrimit për vitin 2015 ishte – 55,572 persona”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: