Emina Çunmulaj organizon festë speciale për lindjen e djalit

Emina Çunmulaj organizon festë speciale për lindjen e djalit

Modelja e njohur u bë nënë për herë të tretë.

Emina Çunmulaj, solli në jetë një djalë pas dy vajzave, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, bukuroshja shqiptare i ka realizuar një festë djalit të saj teksa e ka ndarë me ndjekësit edhe në rrjete sociale.

Përmes stories në Instagram, Emina ka publikuar pamje nga festa teksa shihen  fishekzjarrë, muzikë e ushqim.

Tutje, të ftuar kishte miq dhe familjarë të bukuroshes e cila jeton tash e sa vite në Amerikë.

Ndryshe, Emina Çunmulaj ka vendosur ta quajë djalin Sha Yosef Nazarian.

Shpërndaje në: