Emisioni për fëmijë në Danimarkë: Burri me penisin më të madh në botë nxit reagim

Periskopi.com Fun

John Dillermandi e ka një penis të jashtëzakonshëm. Aq të jashtëzakontë, në fakt, sa mund të performojë operacione shpëtimi, të bëj murale, të ngris flamuj e madje edhe të vjedh akulloret nga fëmijët.

Ekuivalenti danez i DR-it të BBC-së ka një seri të re të animuar që për audiencë ka grupmoshën prej katër deri në tetë vjet. Aty bëhet fjalë për John Dillermandin, burrin me penisin më të madh në botë.

Ashtu siç edhe mund të pritej, seritë provokuan debat se nëse kjo ishte e përshtatshme për fëmijë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Që kur u lansua të premten, kundërshtarët e tij e kanë dënuar idenë e një burri që s’mund ta kontrollojë penisin e tij.

Por, mbrojtësit e këtij koncepti thonë se kjo është parë më seriozisht se që duhej, dhe se fëmijët i shohin gjenitalet si qesharake.

DR-i, transmetuesi publik danez, ka nam për shtyrjen e kufijve ekzistues – veçanërisht për fëmijët. /Periskopi

Shpërndaje në: