Emmerson e quan Prokurorinë të pandershme, gjyqtari ia tërheq vërejtjen për gjuhën

Periskopi.com Lajme

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është përplasur me prokurorinë Speciale në konferencën mbi ecurinë e çështjes për Hashim Thaçin dhe të tjerët. Emmerson e ka quajtur të pandershme Prokurorinë Speciale lidhur me nxjerren e sasisë së saktë materialeve para 27 shtatorit kur është edhe afati i fundit. Pas kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou i ka tërhequr vvërejtjen avokatit të Veselit për gjuhën e përdorur.

Emmerson e ka quajtur Prokurorinë Speciale të pandershme dhe joprofesionale.

“Ky është një shembull tjetër se si sillet prokuroria, unë kërkova të më kërkojnë falje për atë se si e kanë përfaqësuar çështjen e tyre por këtë nuk e mora. Të gjithë që na shohin shohin se nuk ka asgjë konstante për punën e prokurorisë, sikur të ishte ashtu do të ishim të gatshëm për gjyq. Kemi materiale që nuk e dijmë sasinë e saktë, dhe ata e dijnë se nuk mund të nxjerrin para afatit të paraparë. Ky material duhet të përkthehet në anglisht sepse prokuroria s’flet shqip, por ky është nivel i joprofesionalizmit për këtë prokurori të pandershme. Kemi të bëjmë me një prokurori që s’ka kredibilitet në aspektin e parashikimeve për fillimin e gjykimit. ”, ka thënë Emmerson.