Emocionuese: Momenti kur ushtari ukrainas takon famlijen e tij pas gjashtë muajsh

Emocionuese: Momenti kur ushtari ukrainas takon famlijen e tij pas gjashtë muajsh

Lufta është një prej gjërave më të tmerrshme që mund t’i përjetojë njeriu, ku ka shumë vrasje, plagosje, shkatërrime pronash e mungesë të energjisë elektrike, ushqimit e ujit të pijshëm.

Për t’u çliruar një vend nga pushtuesi ka këtë kosto, megjithatë në një moment sakrifice ka edhe momente gëzimi, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e një mbrojtësi ukrainas, i cili pas gjashtë muajve luftime të ashpra kundër rusëve, gjeti pak kohë që të vizitojë familjen e tij.

Ai shkoi për një vizitë paparalajmëruar në shtëpi, ku para derës së shtëpisë i biri i tij po luante në një motoçikletë të parkuar.

Në momentin që pa se po i afrohej një veturë civile dhe nga ajo doli babai i tij që shërben në ushtrinë ukrainase, vrapoi me tërë forcën dhe iu hodh në përqafim.

Ky moment emocionoi tej mase ushtarin ukrainas, i cili mezi arrinte të fshihte lotët e gëzimit që pas gjashtë muajve po arrin ta shoh sërish të birin e tij.

Shpërndaje në: