Emocionuese: Pas pesë viteve në Aleppo, pemë Krishtlindjesh, urime dhe festë!  

Emocionuese: Pas pesë viteve në Aleppo, pemë Krishtlindjesh, urime dhe festë!  

Krishtlindjet festohen pasi forcat e presidentit Bashar-al-Assad javën e kaluar morën plotësisht kontrollin e qytetit të Aleppos pas tërheqjes së rebelëve, transmeton Indeksonline.

Shumë prej tyre janë të ngazëllyer në lidhje me këtë fitore, duke përshëndetur “kthimin e paqes në qytet”, raporton Reuters.

Grupet humanitare kanë paralajmëruar se shumë prej këtyre civilëve ishin në rrezik të madh dhe se fëmijë të shumtë vdiqën nga të ftohtit.

Në katedralen pothuajse të rrënuar, priftërinjtë kanë uruar për Krishtlindje duke u lutur për paqe.

“Atmosfera është e mrekullueshme. Kjo është një lindje e re e Jezu Krishtit dhe lindja e re e qytetit të Aleppos”, ka thënë njëri nga drejtuesit e komunitetit të krishterë.

Qindra njerëz kanë uruar dhe festuar në fshatin Azizi, ku kanë mbjellur edhe një pemë Krishtlindjesh, për herë të parë pas vitit 2012. Ata gjithashtu gjetën vend edhe për vendosjen e posterave me fytyrat e Asadit dhe presidentit rus  Vladimir Putin.

Të krishterët në Aleppo janë zvogëluar në numër që nga fillimi i konfliktit, me 250 mijë në 50 mijë persona.

Shpërndaje në: