Emri më i gjatë në Kosovë është Ismailqemail, më i shpeshti Bajram

Emri më i gjatë në Kosovë është Ismailqemail, më i shpeshti Bajram

Nga statistikat zyrtare të emrave të Kosovarëve, del se emri më i gjatë i ndonjë kosovari është “Ismailqemail”, ndërkohë që emri më i shpeshtë është Bajram.

Sipas ASK-së, më së shumti emra ka me shkronjën A, ndërsa më së paku ka me shkronjën C.

Emri më i gjatë te gratë është Mirandolinda, ndërsa më i shpeshti është Fatime. Emri Fatime ka qenë në top-listën e emrave kosovarë për gati tri dekada, përcjell Periskopi.

Emri më i shpeshtë në kryeqytet është Jon, emri i detit që lag jugun e Shqipërisë. Ndoshta, për shkak të mungesës së lumit dhe me raste edhe ujit të pijshëm.

Ndërkohë, të paktën shtatë komuna në Kosovë – përfshirë Podujevën, Vushtrrinë e Fushë Kosovën – e kanë emrin më të shpeshtë Rinesa. /Periskopi

Shpërndaje në: