Enca, një kunj për Noizyn

Enca, një kunj për Noizyn

Vetëm pak ditë më parë në emisionin “NIN”, Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre.

Gjatë intervistës së tij, Noizy e quajti këngëtaren “të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se Enca kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”,- ishin fjalët e Noizy-t.Mirëpo, duket se reagimi i parë i Encës ka ardhur dhe ishte pikërisht kjo foto në Instagram:

Shpërndaje në: