Ende ka shpresë se do të ndodh meçi mes Furyt dhe Joshuas

Ende ka shpresë se do të ndodh meçi mes Furyt dhe Joshuas

Promotori i Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas, Franck Warren, ka dhënë sinjale se mund të ndodhë një meç në mes të dyshes britanike.

Së fundi pati naze nga të dy boksierët, veçanërisht nga Gypsy King, që lodhej së prituri për një datë të saktë.

Gjithsesi, kjo nuk po del të jetë fort shqetësuese për Warren, që thotë se sot pati bisedime pozitive.

“Sot pati bisedime pozitive, të shohim se çka do të ndodhë. Po presim që të vijë kontrata, por, duhet ta them, Tyson e ka humbur durimin”, tha ai.

Fillimi i nëntorit ose dhjetorit janë kohët më të diskutueshme për një përballje në mes të dyshes britanike, gjithsesi kjo pritet të qartësohet edhe më shumë.

Shpërndaje në: