Ende nuk dihet kostoja e zgjedhjeve të 22 tetorit

Ende nuk dihet kostoja e zgjedhjeve të 22 tetorit

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend. Në ndërkohë fushata zgjedhore për këto zgjedhje është duke vazhduar në mënyrë të rregullt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në dispozicion 6.1 milionë euro për organizimin e dy raundeve të zgjedhjeve.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se për të ditur koston e saktë të një procesi zgjedhor duhet të pritet përmbyllja e tij.

“Kostoja e Zgjedhjeve Lokale varet edhe në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra balotazhin i cili është paraparë me ligj”, ka thënë Elezi.

Sipas tij duhet të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, raundet e dyta të zgjedhjeve ishin mbajtur në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej, pra në shumicën absolute.

Se në shumicën e komunave do të kemi përsëri balotazh e kanë thënë shumë njohës të politikës në vend.

 

Shpërndaje në: