Endej me pistoletë n’dorë në veturë: Policia e vëren, e ndalon e ia konfiskon edhe 100 fishekë (Foto)

Endej me pistoletë n’dorë në veturë: Policia e vëren, e ndalon e ia konfiskon edhe 100 fishekë (Foto)

Policia rajonale e Ferizajt, përmes një njoftimi tregon se si ka ndaluar një person që enden me pistoletë në dorë në veturën e tij.

 Njoftimi i Policisë:

 Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës

 Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve  , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit  Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në  automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të  huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar .

 Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek  pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës  41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë), dy  karikatorë me njëqind (100) fishekë.

 I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas  intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga  Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të  mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

 

 

 

 

Shpërndaje në: