Enrique flet para derbit ndaj Atleticos

Enrique flet para derbit ndaj Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur para derbit ndaj Atletico Madridit, ndeshje e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 22:00 në kuadër të javës së pestë në La Liga.

I pari i pankinës së katalunasve thotë se Atletico është rivali i Barcelonës në luftën për titullin kampion në Spanjë.

“Për të fituar duhet të bëjmë mirë shumë gjëra dhe sa më pak gabime. Është logjike që synojmë të bëjmë lojën tonë dhe të kemi avantazhin në zotërimin e topit, sepse e dimë që nuk do të kemi shumë hapësirë. Duhet të bëjmë lojën më të mirë, nëse duam suksesin ndaj Atleticos, pasi në vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë përballja me këtë skuadër. Atletico është rivali ynë i drejtpërdrejtë për titullin kampion”, ka thënë Luis Enrique. /Periskopi.com

Shpërndaje në: