Enver Hasani: Me standarde ndërkombëtare ndalohet ndalja e pagës për grevistët

Enver Hasani: Me standarde ndërkombëtare ndalohet ndalja e pagës për grevistët

Ish-udhëheqësi i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se me standarde ndërkombëtare është e ndaluar ndalja e pagës për grevistët. Ka thënë se të gjithë grevisteve që iu janë ndalë pagat mund t’i ndjekin rrugët ligjore pasi do të fitojnë në gjykatë.

Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj.

Megjithëkëtë, Hasani ka thënë se kryerja  e detyrave minimale duhet të caktohet nga një organ i tretë dhe nuk mund të vlerësohet në mënyre ligjore dhe si e tillë është e kundërligjshme./Betimi për Drejtësi/

 

Shpërndaje në: