Enver Hoxhaj nënkupton se lajmi për tërheqjen e njohjes mund të jetë i vërtetë: Diplomaci e pistë, korruptive

Enver Hoxhaj nënkupton se lajmi për tërheqjen e njohjes mund të jetë i vërtetë: Diplomaci e pistë, korruptive

Pasi doli lajmi se Pavarësia e vendit u ‘çnjoh’ nga Dominika [shënim: tjetër shtet nga Republika Dominikane], ka bërë reagimin e tij edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ai ka thënë se Serbia po e përdor korrupsionin dhe diplomacinë e pistë. Kjo në një mënyrë nënkupton që lajmi për tërheqjen e njohjes edhe mund të jetë i vërtetë – gjë që demanton demantimin e ministrisë sonë të punëve të jashtme.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj, dikur shef i diplomacisë sonë, me anë të një postimi në Twitter tha që Serbia po punon në mënyrë agresive për ta destabilizuar rajonin dhe për ta humbur besimin në dialogun për normalizim mes dy vendeve. A ka ndonjë alternativë për këtë lloj diplomacie serbe, z.zëvendëskryeministër? – do të ishte pyetja që do t’i shtronim atij. Natyrisht, as që e marrim mundin sepse do t’i bënte bisht.

Hoxhaj tha se veprime të tilla duhen dënuar nga Bashkimi Evropian.

 

Shpërndaje në: